Lufta me COVID-19/Veliaj: Rrugët po dezinfektohen gjatë natës

Bleona Hoxha
Read Time45Seconds

Rrugët e kryeqytetit po dezinfektohen gjatë natës, duke bërë kështu të mundur freninim e përhapjes së COVID-19. Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri kërkesë qytetarëve që të mbajnë të lira rrugët e brendshme të lagjeve, në mënyrë që makina e dezinfektimit të ketë hapësirën e nevojshme për ta kryer sa më mirë punën e saj.

“Ju lutem mbajini rrugët e brendshme të lira nga parkimi i makinave, vetëm në këtë mënyrë mund të qarkullojnë lirshëm përgjatë natës e të kryejnë misionin e tyre mjetet e dezinfektimit! Faleminderit për bashkëpunimin, vetëm kështu do ja dalim”, ka shkruar Veliaj.

Që nga zbulimi i rastit të parë me koronavirus, në vend ka nisur dhe dezinfektimi i institucioneve, ambienteve publike, parqeve dhe i rrugëve.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Unë rri në shërbim |Ti rri në shtëpi, Njësia 1 UKT në terren.

Rrugët e kryeqytetit po dezinfektohen gjatë natës, duke bërë kështu të mundur freninim e përhapjes së COVID-19. Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri kërkesë qytetarëve që të mbajnë të lira rrugët e brendshme të lagjeve, në mënyrë që makina e dezinfektimit të ketë hapësirën e nevojshme për ta kryer sa […]