`Lonely Planet` shkruan për ishullin e Sazanit

administrator
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Baza sekrete ushtarake e Shqipërisë hapet për herë të parë për vizitorët”. Kështu e titullon prestigjozja amerikane `Lonly Planet` shkrimin e saj kushtuar ishullit të Sazanit. Nuk është hera e parë që kjo faqe apo faqe të tjera të huaja i kushtojnë Shqipërisë dhe mrekullive nayrore të saj.

Në shkrimin e saj `Lonly Planet` shpjegon se Sazani është një ishull i fortifikuar me një rrjet të madh tunelesh e bunkerësh, të ndërtuar për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore. Një ishull i shkëlqyer misterioz, cilësohet në shkrim ishulli i Sazanit, që mbetet zyrtarisht një bazë ushtarake, që një herë e një kohë kishte banesa për më shumë se 3000 trupa ushtarake, por që ka qenë prej kohësh i mbyllur për vizitorët dhe banorët lokalë.

Në shkrimin e Lonley Planet citohet se ishulli do të jetë i hapur nga maji deri në tetor 2017 në bazë të një marrëveshjeje të saponënshkruar mes ministrisë së Turizmit dhe asaj të Mbrojtjes, si një kërkesë e përsëritur e operatorëve turistikë.

Ishulli pavarësisht se i vogël është interesant për larminë e botës së egër me specie të rralla, klimën, bimët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rëndësia e lirisë së shtypit

“Baza sekrete ushtarake e Shqipërisë hapet për herë të parë për vizitorët”. Kështu e titullon prestigjozja amerikane `Lonly Planet` shkrimin e saj kushtuar ishullit të Sazanit. Nuk është hera e parë që kjo faqe apo faqe të tjera të huaja i kushtojnë Shqipërisë dhe mrekullive nayrore të saj. Në shkrimin […]