Londra përfshihet nga protesta pas djegies së kullës `Grenfell`

administrator
Read Time1 Minute, 1 Second

Pas përfshirjes nga zjarri të kullës Grenfell disa ditë më parë në Londër ku 30 persona humbën jetën, sot Londra është përballur me disa protesta. Dhjetëra njerëz janë grumbulluar sot para Bashkisë dhe kanë kërkuar mbështetje për personat e prekur nga zjarri në kullën Grenfell.

Turmat u mblodhën jashtë një salle ku kryeministrja Theresa May u takua me të mbijetuar të zjarrit, ndërkohë që nuk munguan protestat as në Doëning Street. Kryeministrja miratoi një fond prej pesë milionë paundësh për rroba, ushqime dhe furnizime emergjence.

Nga zjarri që përfshi të gjithë kullën kanë humbur jetën 30 persona, rreth 70 të tjerë janë shpallur të humbur, ndërkohë që deri më tani, vetëm 3 nga viktimat kanë mundur të identifikohen. Sipas policisë, nuk ka prova që tregojnë se zjarri është nisur me qëllim. Kryeministrja May u përball me kritika pasi nuk u takua me të mbijetuarit pas ngjarjes, siç bënë liderë të tjerë të vendit. E pyetur për reagimin e njerëzve, May mbrojti përgjigjen e qeverisë, duke argumentuar se vëmendja tashmë është përqëndruar në sigurimin e mbështetjes në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Turizmi në Shqipëri, kontribut të drejtpërdrejtë në GDP

Pas përfshirjes nga zjarri të kullës Grenfell disa ditë më parë në Londër ku 30 persona humbën jetën, sot Londra është përballur me disa protesta. Dhjetëra njerëz janë grumbulluar sot para Bashkisë dhe kanë kërkuar mbështetje për personat e prekur nga zjarri në kullën Grenfell. Turmat u mblodhën jashtë një […]