Londër, një tjetër sulm terrorist

administrator
Read Time1 Minute, 13 Seconds

Një incident i cili po shihet si një sulm terrorist i mori jetën një personi e plagosi disa të tjerë në Londër. Një person sulmoi me makinë një grup besimtarësh muslimanë kur këta dolën nga xhamia.

Policia thotë se hetimet po i drejton departamenti për luftën kundër terrorizmit dhe se shoferi i dyshuar do t’i nënshtrohet testit të shëndetit mendor. Kryeministrja britanike, Thereza May, ka deklaruar se sulmi ishte nje incident i tmerrshëm dhe se bëhet fjalë për akt të mundshëm terrorist. May paralajmeroi mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë lidhur me ngjarjen.

Tetë nga të plagosurit si edhe sulmuesi 48-vjeçar ndodhen në spital. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Musliman të Britanisë, Harun Kan, deklaroi se shënjestër e sulmit me makinë ishin muslimanët që po ktheheshin nga namazi në zonen Finsbëri. Sulmi ishte manifestimi më i dhunshëm i islamofobisë në Britani, gjatë disa muajve të fundit. Kryetari i bashkise se Londres, Sadik Kan, tha se janë shtuar ekipe policore për të mbrojtur komunitetet, veçanërisht ato që mbajnë Ramazanin duke shtuar se ky ishte sulm kundër të gjitha vlerave të përbashkëta për tolerancë, liri dhe respekt.

Sulmi në veri të Londrës ndodh në vazhdën e dy sulmeve të tjera terroriste në të cilat kanë humbur jetën 22 persona në Mançester dhe 8 në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë po ndodh në Francë? Panik tek qytetarët

Një incident i cili po shihet si një sulm terrorist i mori jetën një personi e plagosi disa të tjerë në Londër. Një person sulmoi me makinë një grup besimtarësh muslimanë kur këta dolën nga xhamia. Policia thotë se hetimet po i drejton departamenti për luftën kundër terrorizmit dhe se […]