Laptopi më i veçantë së shpejti në treg

Editor
Read Time39Seconds

Kompanitë Sony dhe Mercedes-Benz kanë bashkuar forcat për të përgatitur serinë e kufizuar të laptopëve Vaio Z në tregun japonez.

Laptop-i unikal posedon disa detaje të Mercedes-it, përfshirë edhe fotografinë e konceptit Vision Tokyo mbrapa ekranit dhe modelit klasik 300SL, si dhe shenjën e kompanisë. Po ashtu, me rastin e ndezjes së pajisjes do të dëgjohet zëri i motorit.

Laptopi ka 8 GB RAM, 256 GB SSD memorie, procesor Intel i7 dhe sistem operativ Windows 10. Në ofertë është edhe versioni me procesorin Intel i5.

Për fat të keq, Vaio Z special do të jetë i pranishëm vetëm në tregun japonez dhe do të prodhohet në vetëm 100 njësi. Versioni me procesor i7 do të kushtojë 2.500 dollarë, ndërsa ai me procesor i5 kushton 2.224 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Deri në vitin 2020 në Europë do të ofrohet internet falas

Kompanitë Sony dhe Mercedes-Benz kanë bashkuar forcat për të përgatitur serinë e kufizuar të laptopëve Vaio Z në tregun japonez. Laptop-i unikal posedon disa detaje të Mercedes-it, përfshirë edhe fotografinë e konceptit Vision Tokyo mbrapa ekranit dhe modelit klasik 300SL, si dhe shenjën e kompanisë. Po ashtu, me rastin e ndezjes […]