Lajm i madh për shqiptarët/ KE jep rekomandimin për çeljen e negociatave, kushti kryesor: Zbatimi i “vettingut”

Editor
Read Time51Seconds

Komisioni Europian publikoi të mërkurën në Bruksel, Progres Raportin për Shqipërinë, për vitin 2016.

Gjatë prezantimit të këtij dokumenti, Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres të qëndrueshëm për të përmbushur 5 prioritetet kyçe, duke vecuar miratimin në korrik të reformës në drejtësi.

Hahn deklaroi se KE i jep Shqipërisë një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave, ndërsa sqaroi se vendi duhet të bëjë hapa konkrete në terren përsa i takon zbatimit të Vettingut, i cili në fakt është bllokuar nga Gjykata Kushtetuese, me propozim të PD-së

Komisioneri vlerësoi arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kërkoi intensifikimin e përpjekjeve në këtë drejtim.  Gjithashtu, Hahn nënvizoi nevojën e thellimit të luftës kundër drogës, por tha se Shqipëria ka bërë një punë të mirë në këtë sektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Zgjedhjet në SHBA, njerëzit vërshojnë në rrugë kundër Trump

Komisioni Europian publikoi të mërkurën në Bruksel, Progres Raportin për Shqipërinë, për vitin 2016. Gjatë prezantimit të këtij dokumenti, Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres të qëndrueshëm për të përmbushur 5 prioritetet kyçe, duke vecuar miratimin në korrik të reformës në drejtësi. Hahn […]