Kuvendi në seancë plenare, fjala e deputetit Ervin Bushati

Bleona Hoxha
Read Time3 Minutes, 15 Seconds

Seanca e sotme plenare, në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, shqyrtoi dhe miratoi njëmbëdhjetë projektligje dhe dy akte normative. Projektligjet e miratuara në seancën e sotme ishin: “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”; “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin””; “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”; “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743/2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, “Për regjistrin e pronarëve përfitues” dhe “Për shtetësinë”. Ndërkaq, seanca e sotme miratoi edhe dy aktet normative:  aktin normativ nr. 28, datë 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar”” dhe aktin normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.

Fjala e deputetit socialist, Ervin Bushati: 

‘Ka tre mënyra për të dalë nga udhëkryqi i krizës së pandemisë botërore dhe ne po i ndërmarrim të treja ato.

1-Politikat monetare, të cilat kanë qenë në zhvillim dhe janë përpjekur që të injektojnë sa më shumë para dhe të lehtësojnë qarkullimin e parasë në treg.

2-Politikat fiskale, ku qeveria shqiptare  me ligjet që po miraton, me Aktet Normative dhe shumë iniciativa të tjera dhe pr/ligje të reja që ka sjellë në Kuvend, po mundëson që të zhvillohet sa më shumë dhe të rriten investimet në treg për të ndihmuar ekonominë të dalë nga ky udhëkryq.

3- Reformat strukturore, ku këtu dua të falenderoj Ministrinë e Financave,  kolegët dhe në veçanti znj. Hysi si edhe anëtarët e delegacionit në Këshillin e Evropës, të cilët kanë ndihmuar për të shtyrë një sërë masash dhe ligjesh që ka rekomanduar MONEYVAL dhe ky është një moment kur ne mund të themi që me këto dy pr/ligje që miratojmë sot, përmbushim paketën prej 7 ligjesh, të cilat MONEYVAL ka kërkuar që të ndërmerren për të bërë që sektori financiar shqiptar dhe ai bankar, të mund të kenë një performancë sa më të mirë dhe të jetë ndër vendet më ekselente në Evropë.

Ne kemi një sektor financiar dhe bankar të mirëkapitalizuar. Bankat në Shqipëri janë në nivele dhe parametra funksionimi të ngjashme me ato në të gjitha vendet e Evropës dhe shpresojmë që këto dy pr/ligje që po sjellim sot, të mundësojnë që sektori financiar dhe bankar të rrisin likuiditetin, mundësinë dhe transparencën për të luftuar fenomene shumë të dëmshme, fenomene bllokuese për ekonominë, siç janë pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit. Kjo është një nga ato iniciativa që vetëm na përafron me kuadrin ligjor dhe gjithë detyrimet që kemi për të hyrë në familjen evropiane, por vjen në një moment shumë të duhur për të ndihmuar ekonominë dhe financat shqiptare. Prandaj falenderoj jo vetëm anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, qeverinë dhe Ministrinë e Financave, por të gjithë deputetët që e kanë shtyrë këtë, në mënyrë të veçantë znj. Hysi.  Faleminderit!’

https://www.facebook.com/ervinbushati.al/videos/3054269114691590/?vh=e&extid=2ufCPGq8cOFL0oaY&d=n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Strukturat drejtuese të PS-së/ Bushati dhe Spiropali kryesojnë për Tiranën

Seanca e sotme plenare, në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, shqyrtoi dhe miratoi njëmbëdhjetë projektligje dhe dy akte normative. Projektligjet e miratuara në seancën e sotme ishin: “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”; “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin””; “Për disa ndryshime në […]