Kuvendi në Seancë Plenare/ Deputeti Bushati mban fjalën e tij

Bleona Hoxha
Read Time5 Minutes, 25 Seconds

 

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi senacën plenare të radhës, ku kryefjalë e seancës ishin 4 projektligje me karakter ekonomik. 
Deputeti socialist, Ervin Bushati mbajti fjalimin e tij duke argumentuar dhe shpjeguar  para deputetëve opozitarë dhe homologëve çështjen lidhur me bursën e Tiranës, ku siç shprehu kreu i PS-Tiranë se, nëse një kompani në tremujor të futej në bursën e Tiranës pas pesë vitesh ajo nuk do të ishte më diskutim absurd, por do të ishte makineri ekonomike me një motorr të ndezur shumë fuqishëm.

Më poshtë gjeni fjalimin e plotë të deputetit: 

‘Tregjet kapitale apo bursa e Tiranës siç njihet në gjuhën e përditshme sot ka një instrument të artë për të përmirësuar ekonominë shqiptare. Kemi para nesh një projektligj shumë të detajuar mbi 300 nene i cili përpiqet në një moment kaq të vështirë për ekonominë të hapë një derë, të krijojë një instrument të kemi një mundësi për të zhvilluar ekonominë shqiptare. Ajo që ka ndodhur deri më sot dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë për së mbari ka qenë një histori e një tregu kapital i cili nuk ka inicuar apo nuk ka patur jetë në Shqipëri,  pra një potencial kaq i madh nuk ka qenë dhe nuk është materializuar asnjëherë në ekonominë shqiptare.

Ligji që kemi sjellë përmirëson shumë kuadrin legjistlativ, është i njëjtë me atë të vendeve më të zhvilluara të Europës dhe është një instrument më shumë sot,  sidomos në një kohë pandemie, kur mund të sjellë një hov cilësor në financat e Shiqpërisë. Ajo që kërkohet në fakt është një vullnet i shtuar edhe nga qeveria shqiptare që ta bëjnë të mundur këtë ligj të marrë jetë. Ajo që kemi pritur gjithë këto vite nuk mund të nisë nëse nuk bën disa hapa mekanike në fillim. Është e rëndësishme të kuptojmë që arsyeja e parë është që rritet performanca ekonomike, rritet tregu ku mund të futen shumë para.

Sot kemi një raport ku 49% e depozitave vetëm investohen, pra gjysma fle dhe janë gati 5 miliard euro të cilat janë në banka dhe nuk investohen në ekonomi. Në ekonomitë e zhvilluara raporti është një me një pra nëqoftëse dhe sikur një e treta apo një e katërta e këtij potencisli të vihet në funksion të ekonomisë do kemi një rritje ekonomike shumë të ndjeshme edhe direkt vitin që do të pasojë.

E dyta është matja e performancës së qeverisë. Në qoftë se bonot e thesarit, në qoftë se borxhet që mer qeveria nesër maten edhe në bursën e Tiranës do të ishte shumë më e lehtë për shqiptarët të mos ishte më diskutim politik sesa mirë performon qeveria. Borxhi sot është 2.4% në raport me GDP-në dhe ka qenë 3.2% në 2013. Këto duken si shifra absurde, por nëse ne do të paguanim sot për borxhin atë që paguanim në 2013-ën do hiqnim nga buxheti i shtetit  120 milion dollarë. 120 milionë dollar që kursehen nga performanca e rritur  të cilën ne kemi mundur ta bëjmë me ndryshimet edhe ligjore edhe me punën që është bërë këto vite.

E treta,  mund të përmirësohen shumë edhe shërbimet publike. Si mund ti përmirësojmë ato? Në fakt nëse ne fillojmë dhe kemi vullnetin, e ky është një mesazh edhe për ekzekutivin të fillojmë të kuotojmë në këtë bursë kompanitë e para publike ato më të mëdha. Përshembull OSHEE (kompania më e madhe në tregun shqiptar) mund të kuotohet shumë mirë në bursën e Tiranës dhe të jetë hapi i parë. Pastaj mund të fillohet  gradë pas grade edhe me kompanitë e tjera të mëdha publike dhe kjo mund të kalojë në nivelin e dytë edhe në kompanitë publike të cilat janë në nivele rrethesh apo qytetetsh. Në qoftë se Ujësjellës Kanalizimet të çdo qyteti duke filluar nga i Tiranës fillojnë dhe kuotohen në bursë, ato jo vetëm do të kenë një vlerë reale ne treg, jo vetëm do të performojnë më mirë por do të gjykohen edhe nga qytetarët për punën që bëjnë dhe nuk do të jenë më ping pong politik që sa  herë ndërrohet administrata të riniset edhe njëherë puna për të gjitha shërbimet që marrin qytetarët. Pra në qoftëse ky instrument kaq i mirë që kemi dhe kemi kaluar mbi 300 nene dhe ka patur një diskutim dhe një punë shumë të mirë dhe të AMF dhe jo është për t`u përgëzuar e cila a ardhur bashkë me ligjin tjetër të investimeve. Në qoftëse ne këtë instrument, këtë kmakineri  do dimë ta ndezim kyy mund të jetë me të vërtetë një bing bang i financave shqiptare, që në një moment kaq të rëndësishëm të bllokimit të ekonomisë, të një pandemie globale e cila patjetër do të ndikojë Shqipërinë dhe gjithë rajonin. Nëse ne dimë të vëmë këtë instrument do të kemi një kapital të shtuar për të rritur ekonominë. Është ajo që kanë kërkuar bizneset shqiptare gjith këto vite, është ajo që e ërkojnë kompanitë e mëdha, ajo që kërkojnë bankat por mbi të gjitha është ajo që meritojnë qytetarët shqiptarë sepse përgjegjshmëria e shtuar që do të marrin dhe nga kompanitë publike, nëse nesër kuotohen në bursën e Tiranës do të jetë ajo që në fund të ditës në vitin 2020 mertion çdo qytetar i Tiranës, i Shqipërisë nga kompanitë që i shërbejnë duke filluar nga OSHEE, OST, kompanitë e ujësjellës kanalizimet, kompanitë e pastrimit,  pra çdo kopmani e cila ka një efekt publik, çdo kompani që ofron një shërbim publik që ka një efekt në buxhetin e shtetit   do të ishte mirë që me një plan të strukturuar , me hapa të matshëm, sikur një kompani në tremujor të futej në bursën e Tiranës pas pesë vitesh bursa e Tiranës nuk do të ishte më diskutim absurd por do të ishte makineri ekonomike me një motorr të ndezur shumë fuqishëm.

Faleminderit!’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Menaxhimi i stuatës pandemike, Bushati: Qeveria ia doli mbanë

  Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi senacën plenare të radhës, ku kryefjalë e seancës ishin 4 projektligje me karakter ekonomik. Deputeti socialist, Ervin Bushati mbajti fjalimin e tij duke argumentuar dhe shpjeguar  para deputetëve opozitarë dhe homologëve çështjen lidhur me bursën e Tiranës, ku siç shprehu kreu i PS-Tiranë […]