Kush paguhet më shumë

administrator
Read Time1 Minute, 2 Seconds

Raporti i revistës “Time” nxjerr mjekët si profesionistët më të paguar edhe në 2016, me mesatarisht 35 mijë dollarë në vit. Në vend të dytë janë avokatët.

Sipas raportit të hartuar nga një agjenci rekrutimesh “Glassdoor” tiparet që e bëjnë një vend pune të kërkuar mbeten kultura e kompanisë, mundësitë për karrierë, si dhe besimi tek aftësitë drejtuese.

“Pagesat e larta vazhdojnë të jenë të lidhura me kërkesën, aftësitë, arsimin e lartë, por edhe me konkurrencën e proceset e automatizuara”, – thotë Andrew Chamberlain, kryeekonomist i Glassdoor.

“Kjo është arsyeja se pse në krye janë profesionistët të cilët kanë lidhje me teknologjinë apo me industrinë e kujdesit shëndetësor”. Nëse ju nuk jeni një zhvillues programesh në fushën e mjekësisë, mos e humbni shpresën.

“Madhësia e pagës nuk është e lidhur gjithmonë me kënaqësinë në një punë afatgjatë”, thonë drejtuesit e Glassdoor.

Pagat bazë:

  • Mjek – $ 180,000
  • Avokat – $ 144,500
  • Menaxher kërkimi dhe zhvillimi – $ 142,120
  • Menaxher zhvillimi programesh – $ 132,000
  • Menaxher farmacie – $ 130,000
  • Menaxher strategjie – $ 130,000
  • Arkitekt programesh – $ 128,250
  • Inxhinier dizenjuesh rrjetesh – $ 127,500
  • Menaxher IT – $ 120,000
  • Arkitekt zgjidhjesh – $ 120,000
  • Menaxher për marrëdhëniet me klientin – $ 120,000
  • Menaxher zhvillues aplikimesh – $ 120,000
  • Farmacist – $ 118,000
  • Arkitekt sistemesh – $ 116,920
  • Menaxher finance – $ 115,000

 

nga shije.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Personalitetet botërore që u ndanë nga jeta në 2016-ën.

Raporti i revistës “Time” nxjerr mjekët si profesionistët më të paguar edhe në 2016, me mesatarisht 35 mijë dollarë në vit. Në vend të dytë janë avokatët. Sipas raportit të hartuar nga një agjenci rekrutimesh “Glassdoor” tiparet që e bëjnë një vend pune të kërkuar mbeten kultura e kompanisë, mundësitë […]