Kush flet më shumë se një gjuhë, ka më pak shanse të humbë kujtesën

administrator
Read Time1 Minute, 32 Seconds

Sot dëgjojmë shpesh që të dish sa më shumë gjuhë të huaja është e domosdoshme. Studimi i gjuhëve të huaja është diçka e rëndësishme dhe me vlerë, pasi na lejon të hapim vizonin dhe për ta parë botën rreth nesh në këndvështrime të ndryshme. Gjithashtu, të dish më shumë se një gjuhë, na lejon që të udhëtojmë në një mënyrë më të thjeshtë duke eksploruar kështu kultura të ndryshme, si dhe një tjetër avantazh i të diturit sa më shumë gjuhë të ofron një mundësi më shumë për të gjetur një vend pune.

Deri më tani këto janë disa nga arsyet se pse ne duam të mësojmë sa më shumë gjuhë të huaja. Por një zbulim shkencor ka nxjerrë në pah një aspekt të mahnitshëm për njerëzit që dinë më shumë se një gjuhë.

Sipas një studimi të kryer, një pedagoge italiane në Universitetin `Vita Salute San Raffaele`, ka thënë se të qenit dygjuhësh mund të vonojë sëmundjen e Alzheimerit. Nga eksperimentet e kryera, u zbulua se sëmundja ka tendencë të shfaqet 5 vite më vonë se çmund të ndodhë zakonisht tek një popull që di më shumë se një gjuhë.

Hulumtuesit janë bazuar në një grup njerëzish që kanë këtë sëmundje dhe kanë parë se shumica e njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme vonon sëmundjen e Alzheimerit. Për fat të keq, shumë njerëz të moshuar janë të prekur nga kjo.

Shkencëtarët flasin për një “rezervë konjunktive’, që mbron bilingualët nga sëmundja. Gjëja më e çuditshme është se truri i njerëzve bilingual dhe kanë sëmundjen Alzheimer, duket se janë më pak të prekur se njerëzit që nuk janë bilingual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vatikani, vendi më i vogël në botë

Sot dëgjojmë shpesh që të dish sa më shumë gjuhë të huaja është e domosdoshme. Studimi i gjuhëve të huaja është diçka e rëndësishme dhe me vlerë, pasi na lejon të hapim vizonin dhe për ta parë botën rreth nesh në këndvështrime të ndryshme. Gjithashtu, të dish më shumë se […]