Kukësi kampion, shënon historinë në stadiumin “Zeqir Ymeri”

administrator
Read Time1 Minute, 53 Seconds

Tashmë një tjetër skuadër është ngjitur në Superligë. Është Kukësi i cili ditën e djeshme ka fituar betejën për titull, dhe tashmë mund t`i gëzohen trofeut të parë si kampion në historinë e klubit. Ishin dy golat e Pero Pejic që e ngjitën Kukësin në shkallën më të lartë të futbollit. Por pavarësisht fitores së Kukësit ndeshja nuk ka shkuar pa incidente. Kjo pasi Skenderbeu nuk gjen paqe me vendimet arbitrare që vendosën ndeshjen. Edhe pse korçarët kishin kërkuar gjyqtarë të huaj, ndeshja i`u besua Enea Jorgjit, besim të cilin korçarët e humbën që në minutën e 10 kur një nga lojtarët, Mici, dënohet me karton të kuq, duke bërë që në fushën e lojës, për 80 minutat e tjera të ndeshjes Skëndërbeu të kishte një lojtar më pak.

Por ajo çka ndodh në pjesën e dytë të ndeshjes, vetëm një minutë pas fillimit, çmend korçarët. Kjo pasi Jorgji jep një penallti për Kukësin duke penalizuar kontaktin mes Jashanicës e Eminit me 11 metërsh. Protesta të forta të korçarëve ndaj vendimit të arbitrit, por që nuk ndryshon asgjë. Pas golit të Kukësit në 11 metërsh stadiumi shpërthen në brohorima, pasi kuksianët e ndjenë veten shumë pranë kurorëzimit në Superiore.

Por çdo gjë duket sikur del jashtë kontrollit në minutën e 56 ku për pesë minuta ndeshja mbizotërohet nga 1 karton i kuq e kartona të verdhë, gjë që e la Skëndërbeun me 9 lojtarë në fushë. Por duket se kjo i ka dhënë përparësi Kukësit ku përpara 9 lojtarëve të Skëndërbeut tregon edhe njëherë se ata e dinë drejtimin e rrjetës dhe shënojnë një tjetër gol duke trokitur edhe njëherë në portë. Edhe goli i dytë u shënua nga kroati Pejic, i cili përveçëse titullin kampion festoi edhe atë të golashënuesit, me rrjetën e 28 në kampionat. Kaq mjaftoi që në Stadiumin “Zeqir Ymeri” të niste festa e tifozave kuksianë për titullin aq shumë të ëndërruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 20 qershor?

Tashmë një tjetër skuadër është ngjitur në Superligë. Është Kukësi i cili ditën e djeshme ka fituar betejën për titull, dhe tashmë mund t`i gëzohen trofeut të parë si kampion në historinë e klubit. Ishin dy golat e Pero Pejic që e ngjitën Kukësin në shkallën më të lartë të […]