KUJDESI PËR HIGJENËN ORALE TEK MACET

administrator
Read Time2 Minutes, 35 Seconds

Dhëmbë të shëndetshëm dhe mish i shëndetshëm i dhëmbëve e bën macen tuaj të shëndetshme. Veterineri juaj do të kontrollojë gjendjen e dhëmbëve gjatë kontrollit vjetor, por edhe ju mund të bëni tuajën për të shmangur sëmundjen e mishrave të dhëmbëve duke i pastruar me furçë dhëmbët e maces në mënyrë periodike.

Kujdesi ndaj dhëmbëve të maces tuaj!

Problemet e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve ndodhin në tetë nga dhjetë mace rreth moshës tre vjeç. Vendosni një rregull për pastrimin e dhëmbëve të maces tuaj sa më shpejt të mundeni. Macet kanë tendencë të akumulojnë Pllakëza Dentare, Mbetje Ushqimore, Baktere në pjesën e jashtme të dhëmbëve. Kjo gjë ndikon në formimin e Gurëzave, duke shkaktuar irritim të mishrave të dhëmbëve dhe rënie të dhëmbëve. Bakteret mund të depërtojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe të dëmtojnë veshkat apo edhe organe të tjera.

Sinjale rreziku

Shenja të avancuara të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve:

  • Erë e keqe goje
  • Mish dhëmbësh i skuqur
  • Ngjyrë e verdhë në të kaftë e dhëmbëve
  • Jargavitje

Kur sëmundjet orale kanë përparuar, macet fillojnë të lenë ushqimin dhe humbin në peshë për shkak të pamundësisë për te ngrënë. Nëse diçka e tillë ndodh atëherë veterineri juaj mund t’ju rekomandojë një trajtim special për të hequr dhëmbët e prishur. Në këtë mënyrë bëhet i mundur shërimi nga sëmundja pa dëmtuar sipërfaqjen e dhëmbëve të tjerë.
Larja e dhëmbëve

Mësojini maces tuaj të pranojë larje të përditshme të dhëmbëve.

  • Si fillim, lani duart tuaja dhe tërhiqni buzët e maces tuaj. Përdorni një furçë të butë dhe pastë dhëmbësh specifike në mënyrë që shija të jetë e pëlqyeshme nga macja. Mos përdorni kurrë pastë dhëmbësh për njerëzit.
  • Aplikojeni furçën në një kënd prej 45 gradë, duke prekur kështu edhe sipërfaqjen e dhëmbit dhe te mishrave të dhëmbëve.
  • Filloni ngadalë dhe tregohuni të kujdesshëm..
  • Nëse macja juaj është shumë e vogël mos tentoni ti pastroni dhëmbët, por me kalimin e kohës mund ta mësoni.

Produkte për kujdesin dentar

Nëse macja juaj ju lejon t’ia mbani gojën hapur atëherë mund ti aplikoni xhel për higjenën orale. Xheli përmban enzima të cilat nuk lejojnë depërtimin e baktereve të cilat janë përgjegjëse për formimin e pllakëzave dentare. Gjithashtu ju mund t’ia jepni këto substanca nëpërmjet ushqimit. Mastikët dentarë mund të jenë një zgjidhje e mirë, po ashtu edhe ushqime të thata dietike të cilat përmbajnë fibra ndihmojnë në mirëmbajtjen e higjenës orale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Video/ Lulin nuk e voton as gjaku i tij në Njësinë #8

Dhëmbë të shëndetshëm dhe mish i shëndetshëm i dhëmbëve e bën macen tuaj të shëndetshme. Veterineri juaj do të kontrollojë gjendjen e dhëmbëve gjatë kontrollit vjetor, por edhe ju mund të bëni tuajën për të shmangur sëmundjen e mishrave të dhëmbëve duke i pastruar me furçë dhëmbët e maces në […]