Kujdes me ekranet e thyer të telefonave

Editor
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Mbase me telefonat kurrë nuk mund të jemi mjaft të kujdesshëm, por… 

Njëra ndër gjërat më të këqija të cilat pronarëve të telefonave mund t’u ndodhë është thyerja e ekranit, mirëpo pakkush e di që nëse vazhdojmë ta përdorim për të shmangur ndreqjen e shtrenjtë, ekrani i thyer mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tonë.

Edhe pse përfundimisht nuk është vërtetuar, shumica e ekspertëve konsiderojnë që duke e përdorur ekranin e thyer, i ekspozohemi rrezatimit.

Ekrani i thyer mund të shkaktojë edhe lëndime serioze, gërvishtjet e gishtave mund të shkaktojnë infeksione, madje edhe nëse ju duket që thyerja është e madhe dhe gjendet vetëm në një pjesë të ekranit, akoma ekzistojnë pjesë xhamash të cilat mund t’ju lëndojnë. Po ai xham mund t’ju bjerë në xhep dhe t’ju gërvishtë me rastin e përkuljes.

Ekrani i thyer mund të shkaktojë edhe demtime serioze të syve, sepse është shumë më e vështirë të lexohet nga xhami i thyer.

Prandaj më mirë është të zëvendësoni xhamin e ekranit, sepse më e rëndësishme është mbrojtja e shëndetit se sa paratë që do shpenzonit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Një mbrëmje madhështore në hapjen e Sheshit “Skëndërbej”

Mbase me telefonat kurrë nuk mund të jemi mjaft të kujdesshëm, por…  Njëra ndër gjërat më të këqija të cilat pronarëve të telefonave mund t’u ndodhë është thyerja e ekranit, mirëpo pakkush e di që nëse vazhdojmë ta përdorim për të shmangur ndreqjen e shtrenjtë, ekrani i thyer mund të […]