Kryetari i parë i Tiranës pas shpalljes së pavarësisë

administrator
Read Time47Seconds

Tirana numëron 42 kryetarë bashkie që nga Shpallja e Pavarësisë.

Kryetari i parë i Tiranës pas shpalljes së pavarsisë është Zyber Hallulli. Ai lindi në Tiranë në vitin 1842. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes ku përfundoi shkollën e mesme “Ruzhdie”. Më vonë ai u diplomua në Stamboll për filozofi dhe teologji.

Ai u emërua Kryetar i Bashkisë së Tiranës nga Pleqësia e qytetit në vitin 1913 dhe qëndroi deri në vitin 1914. Zyber Hallulli u emërua nga pleqësia e burrave, por nuk i`u nënështrua një votimi pasi në kushtet e vështira në vitet `12-`13 ai ishte personi më i përshtatshëm që mund të garantonte sadopak vijueshmërinë e administratës lokale shqiptare që kërcënohej në çdo moment.

Zyber Hallulli ishte Myftiu i Tiranës. Më 1917 ai themeloi jetimoren e parë `Streha Vorfnore`, e cila vijon ende sot të funksionojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dëmet që sjell konsumimi i tepërt i kafes

Tirana numëron 42 kryetarë bashkie që nga Shpallja e Pavarësisë. Kryetari i parë i Tiranës pas shpalljes së pavarsisë është Zyber Hallulli. Ai lindi në Tiranë në vitin 1842. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes ku përfundoi shkollën e mesme “Ruzhdie”. Më vonë ai u diplomua në […]