Kryesimi i OSBE, Rama: Mundësi e jashtëzakonshme

Bleona Hoxha
Read Time45Seconds

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Vjenë, ku edhe ka zhvilluar disa takime në kuadër të marrjes së kryesisë së OSBE-së ditën e nesërme.

‘Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër’, ka deklaruar Rama në rrjetin social Facebook.

Më tej në një intervistë të dhënë kryeministri ka deklaruar se marrja e kryesisë së OSBE-së është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin tonë.

Në kuadër të kësaj ngjarje historike, kreu i qeverisë shtoi se do të zhvillojë edhe takime me vende të tjera si SHBA, Ukraina dhe Moska.

‘Nis një kapitull që na nderon, me një përgjegjësi të madhe në një rol që kurrë më parë s’e kemi pasur në skenën ndërkombëtare’, ka shtuar më tej kryeministri.

 

‘Zemra e Tiranës’

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Marrëdhëniet SHBA-Iran/Rama: Nuk ka rrezik për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Vjenë, ku edhe ka zhvilluar disa takime në kuadër të marrjes së kryesisë së OSBE-së ditën e nesërme. ‘Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër’, ka deklaruar Rama në rrjetin social […]