Kryeministri Edi Rama, vizitë zyrtare në Athinë

Bleona Hoxha
Read Time39Seconds

Kryeministri Edi Rama në një vizitë zyrtare në Athinë pritet të takohet në një darkë pune me homologun grek, Mitsotakis.

Në takimin mes kryeministrit Rama dhe Mitsotakis pritet të diskutohen të gjitha  çështjet e mbetura pezull  dhe pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit. Gjithashtu, kryeministri Rama ditën e nesërme do të marrë pjesë në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia. Në këtë panel ku do të marrë pjesë kryeministri, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, e cila ishte dhe një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009 dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.

Zemra e Tiranes

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Nxënësit e Kombinatit nisën vitin e ri mësimor në shkollën e rikonstruktuar “1 Qershori”

Kryeministri Edi Rama në një vizitë zyrtare në Athinë pritet të takohet në një darkë pune me homologun grek, Mitsotakis. Në takimin mes kryeministrit Rama dhe Mitsotakis pritet të diskutohen të gjitha  çështjet e mbetura pezull  dhe pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit. Gjithashtu, kryeministri Rama ditën e […]