Kroaci, sot zgjedhjet për pushtetin vendor

administrator
Read Time42Seconds

3,7 milionë kroatë u thirrën sot të votojnë në zgjedhjet për pushtetin vendor. Këto zgjedhje konsiderohen si provë e fortë për kryeministrin e djathtë Andrej Plenkoviç. Qeveria po përjeton krizë prej disa javësh për shkak të shpërbërjes së koalicionit mes partisë së tij, Bashkimi Demokratik Kroat dhe grupimit populist Most.

Mbi 47 mijë kandidatë garojnë për rreth 500 kryetarë bashkish e komunash dhe anëtarë të këshillave bashkiakë. Por vëmednja më e madhe është drejtuar nga qytetet kryesore, sidomos në Zagreb, ku kryetari aktual i bashkisë garon si kandidat i pavarur për mandatin e gjashtë dhe shihet si favorit.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat kroate thuhet se në votime do të jenë me detyrë mbi 12 mijë vëzhgues vendas dhe të huaj. Qendrat e votimit do të mbyllen në ora 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Nëse kërkoni frymëzim, lexoni këto 20 thënie të Leonardo Da Vinçit

3,7 milionë kroatë u thirrën sot të votojnë në zgjedhjet për pushtetin vendor. Këto zgjedhje konsiderohen si provë e fortë për kryeministrin e djathtë Andrej Plenkoviç. Qeveria po përjeton krizë prej disa javësh për shkak të shpërbërjes së koalicionit mes partisë së tij, Bashkimi Demokratik Kroat dhe grupimit populist Most. […]