Krijohet supermagneti për prodhimin e energjisë së pastër

administrator
Read Time52Seconds

Shkencëtarët në Itali kanë arritur të krijojnë një supermagnet, pjesë e një projekti gjigand për prodhimin e energjisë së pastër nga fuzioni bërthamor. Reaktori me 13 magnete të tillë do ta nxehë lëndën në 150 milionë gradë për të përftuar kështu energji si ajo e diellit.

Magneti me përmasa 14 me 9 metra dhe peshë 300 ton është i pari nga 13 magnete të tillë që do të ndërtohen për të qënë gati për eksperimentin e parë të fuzionit bërthamor në vitin 2025, si pjesë e reaktorit Iter që po ndërtohet në jug të Francës, një projekt ku marrin pjesë 35 vende të botës.

Ky reaktor do ta kalojë lëndën në gjendjen e plazmës, siç gjendet në diellin tonë, në temperaturën 150 milion gradë, përmes një fushe magnetike 1 milion herë më të fuqishme se ajo e Tokës.

Ky mendohet të jetë magneti më i madh e më i fuqishëm eksperimantal i realizuar ndonjëherë nga dora e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

11 vjetori i Pavarësisë së Malit të Zi

Shkencëtarët në Itali kanë arritur të krijojnë një supermagnet, pjesë e një projekti gjigand për prodhimin e energjisë së pastër nga fuzioni bërthamor. Reaktori me 13 magnete të tillë do ta nxehë lëndën në 150 milionë gradë për të përftuar kështu energji si ajo e diellit. Magneti me përmasa 14 […]