Kosovë, 11 Qershori caktohet si datë e zgjedhjeve

administrator
Read Time50Seconds

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaci, shpalli 11 Qershorin si datë për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në vend. Kreu i shtetit mblodhi sot në një takim këshillues partitë politike, për të dëgjuar propozimet mbi datat e mundëshme të zgjedhjeve të parakohëshme.

Në takim nuk mori pjesë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se nuk e njeh Thaçin si president të vendit.

Me përjashtim të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës të cilat kanë parapëlqyer 18 Qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, partitë e tjera kanë sugjeruar 11 Qershorin. Nga ana tjeter, Komisioni Qëndror i zgjedhjeve lajmëroi se është gati për të organizuar zgjedhjet e parakohëshme dhe kërkoi bashkëpunim nga subjektet politike, duke i ftuar njëherësh ato të respektojnë kushtetutën për afatet dhe rregullat zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja çfarë nuk dinit për binjakët

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaci, shpalli 11 Qershorin si datë për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në vend. Kreu i shtetit mblodhi sot në një takim këshillues partitë politike, për të dëgjuar propozimet mbi datat e mundëshme të zgjedhjeve të parakohëshme. Në takim nuk mori pjesë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, […]