Korriku, poezi nga A. Z. Çajupi

Editor
Read Time42Seconds

Në Kajro, Egjipt, vdiq Çajupi, Andon Zako (64 vjeç), atdhetar, rilindas, poet romantik i madh midis De Radës e N. Frashërit. Vdiq në korrik – por la pas (mes të tjerash) këtë poezi – me shpresë që shqiptarët të zgjoheshin:

Korriku

(A.Z. Çajupi)

“…O korrik, O faqezjarr,

je dukur dhe luftëtar:

në Francë, kush nuk e di,

u ngre vëndi për liri;

në korrik lufta u zu,

u bë gjaku gjer në gju…

kryengritjet q’u bënë,

prej korriku janë zënë;

se zjarrë që ndez korriku,

nuk’ e shuan dot armiku;

se dielli është i ngrohtë,

ndez gjakun në gjithë botë.

Gjaku i trimit vërtetë

për liri ndizetë vetë,

gjaku yt, o shqipëtar,

s’të ndizet as në behar!

Të ndeztë vap’ e korrikut,

t’i biesh në kok’ armikut!..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kujdes me ekranet e thyer të telefonave

Në Kajro, Egjipt, vdiq Çajupi, Andon Zako (64 vjeç), atdhetar, rilindas, poet romantik i madh midis De Radës e N. Frashërit. Vdiq në korrik – por la pas (mes të tjerash) këtë poezi – me shpresë që shqiptarët të zgjoheshin: Korriku (A.Z. Çajupi) “…O korrik, O faqezjarr, je dukur dhe luftëtar: […]