Koronavirusi zyrtarisht në Shqipëri/ Menaxhimi i kontakteve dhe vetkarantina

Kledina Skëndo
Read Time4 Minutes, 54 Seconds

Çfarë është koronavirusi?

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.  Ato janë të përhapur në shumë lloje të  kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.

Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alpha coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta coronavirus).

Në shekullin 21 dy koronavirus me patogenitet të lartë si SARS – CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dhe MERS – CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme u transmetuan nga rezevuaret e kafshëve si :macet e egra dhe gamilet tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë.

Prononcim nga ISHP:

Deri tani janë testuar në Institutin e Shëndetit Publik 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. Bëhet fjalë për dy të sëmurët e parë të deklaruar dhe 6 persona të tjerë kontakte të ngushta të këtyre të sëmurëve si dhe dy raste të reja të palidhura me dy rastet e para. Në laboratorin e ISHP-së aktualisht janë 3500 kite për të bërë analizat që identifikojnë koronavairusin. 

Menaxhimi i kontakteve dhe vetëkarantina

Në kuadrin e të dhënave për transmetimin nga njeriu tek njeriu të virusit SARS-CoV-2, personat (përfshi punonjësit shëndetësorë) që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet të këshillohen që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm, dhe të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre.

Përgjatë periudhës së vetëkarantinës duhet të vendoset një linjë komunikimi me një punonjës të kujdesit shëndetësor, si dhe të shëndetit publik në NJVKSH-të përkatëse. Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të përfshihet në rivlerësimin e gjendjes shëndetësore së kontakteve të tyre nëpërmjet telefonit, dhe në mënyrë ideale, nëse është e mundur, me vizita ballë për ballë dhe të rregullta (p.sh. përditë), duke kryer teste specifike diagnostikuese sipas nevojave, si dhe kryhet vetëkarantina duke u mbështetur nga NJVKSH-të.

Punonjësi i kujdesit shëndetësor apo NJVKSH-ja duhet të japë paraprakisht udhëzime se ku duhet kërkuar kujdesi shëndetësor kur një kontakt sëmuret. Cila duhet të jetë mënyra më e përshtatshme e transportimit, kur, dhe në cilën qendër shëndetësore duhet shkuar, dhe cilat masa kontrolli parandaluese duhen ndjekur.

Lajmëroni numrin 127 për çdo problem që mund të keni.

Lajmëroni qendrën e caktuar shëndetësore për kontaktin simptomatik që do të shkojë në qendrën e tyre.

Ndërsa udhëtoni, për të kërkuar kujdesin shëndetësor, personi i sëmurë duhet të mbajë maskën mjekësore.

Shmangni transportin publik për të shkuar në qendrën shëndetësore, nëse është e mundur; thërrisni një ambulancë apo mjet transporti për personin e sëmurë, dhe hapni dritaret nëse është e mundur.

Kontakti i sëmurë duhet të këshillohet që të zbatojë gjithmonë higjienën respiratore dhe atë të duarve; të qëndrojë sa më larg të tjerëve (të paktën 1 m) kur është në lëvizje, dhe kur ndodhet në qendrën shëndetësore.

Higjiena e përshtatshme e duarve duhet të zbatohet nga kontaktet e sëmura dhe personat që kujdesen për ta.

Çdo sipërfaqe që ndotet më sekrecione respiratore apo lëngje trupore gjatë transportit, duhet pastruar dhe dezinfektuar me dezifektantë të zakonshëm të shtëpisë që përmbajnë një solucion me ujë të oksigjenuar të holluar6 (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).

Gjithashtu, masat e përshkruara për rastet e dyshuara zbatohen edhe në rastet e vetëkarantinimit të kontakteve.

 Këtu përfshihen kushtet për kujdes në kushtet e shtëpisë:


Temperaturë e ulët, kollë, dobësi, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti pa shenja të tjera shqetësuese si për shembull vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje e shtuar ( si p.sh. sputum apo hemoptizi) shenja gastro – intestinale si pështjellim stomaku, të vjella dhe/ose diarre dhe pa ndryshime në gjendjen mendore ( si p.sh. konfuzion apo letargji).
 Një përjashtim mund të përbëjnë nënat që ushqejnë me gji. Duke patur parasysh të mirat e ushqyerjes me gji dhe rolin e papërfillshëm që ka qumështi i gjirit në transmetimin e viruseve respiratore, nëna duhet të vazhdojë ushqyerjen me gji. Nëna duhet të mbajë një maskë mjekësore, kur është afër foshnjes dhe të përmbushë me kujdes higjenën e larjes së duarve, para se të jetë në kontakt të ngushtë me foshnjen. Ajo gjithashtu duhet të zbatojë dhe masa të tjera të higjenës të përshkruara anë këtë document.

 Vendet mund të marrin masa për t’u siguruar që mbetjet të depozitohen në një landfill sanitar dhe jo në një kosh plehrash të pamonitoruar, sa herë që të jetë e mundur. Masa të tjera shtesë mund të nevojiten për të parandaluar ripërdorimin johigjienik të dorezave, maskave, kontaktin e drejtpërdrejtë me lëkurën dhe rrobat me materialin e kontaminuar.

Shumica e solucioneve pastruese të shtëpisë përmbajnë 5% hipklorit natriumi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shtabi i Emergjencave, Veliaj: Qëndroni në shtëpi, gjendja civile vetëm online, administratorët e pallateve të dezinfektojnë ashensorët

Çfarë është koronavirusi? Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.  Ato janë të përhapur në shumë lloje të  kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre. Koronaviruset humane u identifikuan për […]