Koronavirusi/ Manastirliu: Profesionistët e shëndetit të na bashkohen në luftën me COVID-19

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 11 Seconds

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Rektori I Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata kanë bërë sot një thirrje publike për mjekët, infermierët dhe studentët e mjekësisë që duan të kontribuojnë në përballimin e situatës së COVID-19, t’I bashkohen ekipeve mjekësore në terren.

“Sikurse ju e dini i gjithë sistemi ynë shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë. Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës, me një profesionalizëm dhe vetëmohim, që nuk lë vend veçse për admirim dhe mirënjohje të thellë. Çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë. Prandaj, dua të bëj një thirrje publike, për çdo profesionist që ka lidhje me fushën e shëndetësisë, mjek, infermier, farmacist, laborant, profesionist të shëndetit publik, të gjithë Ju që do të ndiheni të gatshëm për të kontribuar për menaxhimin e situatës, për t’i dhënë një dorë, për të shërbyer në sistemin tonë shëndetësor sot është pikërisht dita për ta dhënë këtë kontribut dhe për t’u bashkuar së bashku.”, tha Manastirliu.

 

‘Zemra e Tiranës’/BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

COVID-19: Rrezik për jetën aq sa dhe për ekonominë!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Rektori I Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata kanë bërë sot një thirrje publike për mjekët, infermierët dhe studentët e mjekësisë që duan të kontribuojnë në përballimin e situatës së COVID-19, t’I bashkohen ekipeve mjekësore në terren. “Sikurse ju e dini […]