Koreja Veriut lëshon katër raketa balistike

administrator
Read Time45Seconds

4 raketa balistike ka lëshuar sot Koreja e Veriut. Ato kanë fluturuar me rreth 1000 kilometra dhe tre prej tyre kanë rënë në ujërat e Japonisë. Ende nuk dihet qartë se për çfarë lloj raketash bëhet fjalë, por Uashingtoni thotë se prova e re paraqet provokim ndaj gjithë bashkësisë ndërkombëtare.

Muajt e kaluar, Pjongiangu ka kryer një sërë provash me raketa përfshirë një me rreze të mesme veprimi në muajin shkurt. Kurse vitin e shkuar vendi komunist kreu dy prova bërthamore të cilat u pasuan me kritika të ashpra të bashkësisë ndërkombëtare. Mendohet se hedhja e raketave ka pasur për qëllim të kundërshtojë ushtrimet e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, që nisen me 1 mars, me synim testimin e mbrojtjes kundër agresionit të mundshem të Koresë se Veriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vijojnë marshimet kundër qeverisë në Rumani

4 raketa balistike ka lëshuar sot Koreja e Veriut. Ato kanë fluturuar me rreth 1000 kilometra dhe tre prej tyre kanë rënë në ujërat e Japonisë. Ende nuk dihet qartë se për çfarë lloj raketash bëhet fjalë, por Uashingtoni thotë se prova e re paraqet provokim ndaj gjithë bashkësisë ndërkombëtare. […]