Koreja e Veriut vijon testimin e raketave

administrator
Read Time57Seconds

Koreja e Veriut testoi një motor të ri për raketa me performancë të lartë, në prani të Kim Jong-un. Bota shumë shpejt do të kuptojë rëndësinë e kësaj fitoreje historike, ka theksuar lideri i regjimit koreanoverior, duke nënkuptuar se Peniani shumë shpejt mund të jetë në gjendje të nxjerrë satelitë në orbitë.

Udhëheqësi Kim Jong-un e ka quajtur testin “një rilindje” për industrinë e raketave të Koresë së Veriut, sipas asaj që citon agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”. Sipas tij, ky motor do të ndihmojë Korenë e Veriut të arrijë kapacitetet për të lëshuar satelitë të klasit botëror. Zhvillimi, i cili gjithsesi nuk ka gjetur konfirmim nga asnjë prej fqinjëve të Koresë së Veriut, vjen teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson viziton Kinën, të vetmin aleat kryesor në rajon të Penianit.

SHBA dhe Kina janë angazhuar të punojnë së bashku për ta bindur Veriun komunist të ndërrojë kurs dhe të heqë dorë nga programet e armatimeve. Gjatë viteve të fundit, Koreja e Veriut ka kryer 5 teste bërthamore dhe një seri testesh raketash balistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja cilat janë besëtytnitë më të çuditëshme në botë

Koreja e Veriut testoi një motor të ri për raketa me performancë të lartë, në prani të Kim Jong-un. Bota shumë shpejt do të kuptojë rëndësinë e kësaj fitoreje historike, ka theksuar lideri i regjimit koreanoverior, duke nënkuptuar se Peniani shumë shpejt mund të jetë në gjendje të nxjerrë satelitë […]