Kopenhagen, qyteti i biçikletave

administrator
Read Time2 Minutes, 3 Seconds

Sot duam të jetojmë shëndetshëm. Nuk duam më pluhura në qytet, duam më shumë gjelbërim dhe ambiente ku njerëzit mund të çlodhen pas një dite të lodhshme pune. Por ndryshe ndodh nga ajo çfarë ne duam. Sot jetojmë në një ambient ku ajri është i ndotur. Ne duam një jetë të shëndetëshme, por gjëja më minimale që ne mund të bëjmë është që të lëmë makinat në shtëpi dhe të qarkullojme në këmbë ose me biçikletë. Në nuk e kemi këtë kulture, por ka vende të cilat e shohin biçikletën si alternativa më e mirë për një jetë të shëndetëshme. Kopenhageni për shembull është një nga vendet i cili mund të quhet ndryshe `qyteti i biçikletave`.

Sipas “The Guardian” në Kopenhagen regjistrohen rreth 35.080 biçikleta, ndërsa numri i makinave ka qëndruar 252 mijë. Sipas gazetës, sforcimet për të krijuar një qytet biçikletash është shpërblyer, ndërkohë që “trafiku i tyre është shtuar me 68% në 20 vjet”. Kopenhagen nuk është qyteti i parë që ka arritur një objektiv të tillë. Rekordi absolut i takon Amsterdamit në Holandë.

Ndërsa Holanda ka 22,000 milje korsi biçikletash. Më shumë se një e katërta e lëvizjeve kryhet me biçikletë, krahasuar me 2% në Britaninë e madhe. 38% ne Amsterdam dhe 59% në qytetin Universitar të Groningen.

Të gjitha qytetet kryesore të Holandës kane aplikuar “shërbyesit civilë të biçikletave”, të cilët kanë detyrë të mirëmbajnë rrjetin e korsive. Unioni i Çiklistëve që fillimisht ishte një grup aktivistësh të zakonshëm, tani është një organizatë e respektuar me 40,000 anëtarë.

Por për një turist që viziton Kopenhagën, nuk janë vetëm biçikletat, janë dhe kanalet ujore me varkat e tyre interesante. Kaiket në kanalet e Kopenhagës, dreka në një kafe në një nga trotuaret në Nyhavn, pranë kanalit, do të jenë disa ndër kënaqësitë e vogla, por më të mirat. Surpriza më e madhe do të jetë ngjitja në shkallët spirale të pafundme të Kullës së Rrumbullakët historike; atëherë do të kuptoni pse cari rus Pjetri i Madh e ngjiti kalin në majë të saj në vitin 1716.
Ndër vendet turistike që mund të vizitoni do të jenë Kopshtet Tivoli, që duhet t’i shihni patjetër. Parqet e ndriçuara nga dritat vezulluese, janë magjikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Parandalimi konflikteve dhe mbështetja e paqes përmes punës së mire!

Sot duam të jetojmë shëndetshëm. Nuk duam më pluhura në qytet, duam më shumë gjelbërim dhe ambiente ku njerëzit mund të çlodhen pas një dite të lodhshme pune. Por ndryshe ndodh nga ajo çfarë ne duam. Sot jetojmë në një ambient ku ajri është i ndotur. Ne duam një jetë […]