Konstituohet Këshilli Bashkiak në Kamëz/ Bushati – këshilltarëve: Zgjidhni hallet e çdo qytetari

Editor
Read Time2 Minutes, 6 Seconds

Janë miratuar sot mandatet e 40 këshilltarëve të bashkisë në Kamëz, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme. E pas këtij akti është betuar si kryebashkiaku i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Rakip Suli është shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe nga kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati, për të bërë betimin kreu i ri i Bashkisë së Kamzës, e cila prej 12 vitesh është drejtuar nga Xhelal Mziu. Konstituimi i këshillit deh betimi i Rakip Sulit është zhvilluar në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rakip Suli falenderoj votuesit, të cilët sipas tij pavarësisht presioneve shkuan në kutitë e votimit.

“Në mënyrë të veçantë për PS dhe Ramën që më dha mundësinë që të jem kryetar i Kamzës. Jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit, u arrit që të hapet një faqe e re për Kamzën. Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne. Qytetarëve të Kamëz deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur. Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës”, tha Suli.

Ndërkohë, kreu i PS Tiranë Ervin Bushati i kërkoi këshilltarëve të marrin përgjegjësi dhe të zgjidhin hallin e çdo qytetari.

” Krenar që hapet një epokë e re për Kamzën: me gjithë punën në Ekip të qarkut Tiranë, kryetarin e ri të bashkisë Rakip Suli & me super skuadrën e Këshillit bashkiak. 🔑🏛👏🏼

Sot interesi i qytetarëve të Kamzës mbrohet nga ne. Përfundon historia kur zyrat mbeteshin bosh dhe qytetarëve më shumë u shtoheshin hallet dhe jo zgjidhjet. Kjo rrjedhë historie e mbrapsht 12-vjecare merr fund. 
Sot ju, këshilltarët e bashkisë, keni përgjegjësinë të zgjidhni hallet e çdo qytetari në çdo lagje: kjo përmbushet me vullnet dhe përkushtim të përditshëm.

Me besimin që ju do t’ia dilni për të bërë më të mirën për familjet e Kamzës & Paskuqanit dhe me mbështetjen e plotë te qeverisë, bashkisë tuaj do i kthehet vëmendja dhe respekti i mohuar. 
Suksese & punë të mbarë! Më e mira është përpara”, tha Bushati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

PS Tiranë nis punën për zgjedhjet parlamentare/ Bushati me njësinë 9: Më e mira është përpara!

Janë miratuar sot mandatet e 40 këshilltarëve të bashkisë në Kamëz, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme. E pas këtij akti është betuar si kryebashkiaku i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Rakip Suli është shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe nga […]