Konferenca me Komisionerin për Zgjerim, Rama: Do të vijojmë reformat

Bleona Hoxha
Read Time53Seconds

Ditën e sotme u zhvillua konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama me Komisionerin e Zgjerimit, Varhelyi, ku kreu i qeverisë i shprehu atij mirënjohjen për angazhimin dhe ndihmesën lidhur me hapjen e dyerve që të çojnë drejt BE-së.

‘Një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve I cili në  momentet e vështira që kaluam na qëndroi pranë. Në këtë mënyrë, ne patëm mundësinë të njohim miqtë e vërtetë të vendit’, deklaroi Rama.

Më tej kryeministri bëri me dije se Konferenca e Donatorëve do të zhvillohet më 17 shkurt në Bruksel, ku vendet mike do të mbështesin Shqipërinë nën kauzën e soliadritetit.

‘E informova gjithashtu komisionerin lidhur me progresin e Reformës në Drejtësi, si një ofensivë ndaj krimit dhe kriminelëve’, shtoi kreu I qeverisë.

Kryeministri Rama vuri gjithashtu theksin se cilido të jetë vendimi për negociatat, ne do të vijojmë të bëjmë të njëjtën gjë lidhur me reformat në vend. 

 

‘Zemra e Tiranës’ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rindërtimi/Veliaj: Familja Sala, me shtëpi të re

Ditën e sotme u zhvillua konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama me Komisionerin e Zgjerimit, Varhelyi, ku kreu i qeverisë i shprehu atij mirënjohjen për angazhimin dhe ndihmesën lidhur me hapjen e dyerve që të çojnë drejt BE-së. ‘Një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve I cili në  momentet e vështira […]