Konferenca e Donatorëve/Rama: Jashtë çdo pritshmërie

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 25 Seconds

Konferenca e Donatorëve e mbajtur në Bruksel këtë të hënë, dëshmoi më së miri se vendet mike janë përkrah Shqipërisë në çdo hap.

Plot 1.15 miliardë euro i janë ofruar vendit tonë në shenjë solidariteti dhe mbështetje për tragjedinë e 26 nëntorit. Në fjalimin e tij para Konferencës, kryeministri Rama kërkoi ndihmë në emër të popullit shqiptar si edhe falenderoi çdokënd që qëndroi pranë nesh në ato ditë të vështira.

Vendet mike në Konferencën e mbajtur, shprehën rradhazi mbështetjen e tyre dhe u solidarizuan me situatën ku ndodhemi.

‘Kontributi i ofruar në Konferencën e Donatorëve ishte jashtë pritshmërive. Nuk do ta harroj kurrë telefonatën e Presidentes së Komisionit Evropian kur ajo më premtoi që do të ishim bashkë në këto përpjekje. E jashtëzakonshme se si solidariteti doli nga zemra e Evropës. Edhe 50 % e të gjithë shumës së paramenduar, për ne do të ishte sukses’, deklaroi kreu i qeverisë.

Më tej Rama falenderoi veçanërisht kancelaren Merkel, Von der Leyen, presidentin Erdogan dhe të gjithë krerët e shteteve për ndihmën e ofruar.

‘Do nisim një rindërtim sfidues, ajo çfarë rindërtohet të jetë më e mirë se ajo çfarë humbi’, shtoi kryeministri.

Nga ana e saj Von der Leyen preku dhe një tjetër çështje, siç është ajo e hapjes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

‘Shqipërinë duhet ta mbajmë sa më pranë Bashkimit Evropian. Po punojmë për negociatat dhe do të botojmë një raport të ri për vendin në mars’, theksoi Von der Leyen.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“Sfida më e bukur”, Prindërimi. / Anila Bega Cohen

Konferenca e Donatorëve e mbajtur në Bruksel këtë të hënë, dëshmoi më së miri se vendet mike janë përkrah Shqipërisë në çdo hap. Plot 1.15 miliardë euro i janë ofruar vendit tonë në shenjë solidariteti dhe mbështetje për tragjedinë e 26 nëntorit. Në fjalimin e tij para Konferencës, kryeministri Rama […]