Konferenca e Donatorëve/Bushati: Çdo shifër do të shkojë për strehimin e qytetarëve dhe ndërtimin e infrastrukturës

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 9 Seconds

 

Kreu i PS Tiranë, Ervin Bushati, i ftuar në studion e ‘45 minuta’  foli rreth buxhetit të 2020 dhe sfidat me të cilat po haset ekonomia dhe politika shqiptare, për shkak të ngjarjeve që pasuan vitin që lamë pas.

I pyetur se sa parashikohet të jetë shuma e dhuruar për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve, Bushati deklaroi se fillimisht duhet mbyllur procesi i vlerësimit të dëmeve, proces i cili pritet të përfundojë së shpejti dhe më pas të flitet për shifra konkrete dhurimi.

‘Ka pasur dëme të mëdha si në banesa, ashtu edhe në infrastrukturë dhe pasi të mbyllet procesi i vlerësimit, ne do të jemi më rracionalë në diskutimet me donatorët, për të folur me shifra se si mund të ndihmojnë’,  u shpreh Bushati.

Në vijim të bisedës, deputeti i familjes socialiste shtoi se në buxhetin e shtetit është një shifër që vlerësohet rreth 20 miliardë lekë, përkatësisht 7 miliardë nga donacionet dhe 13 miliardë nga buxheti i shtetit.

‘Çdo shifër shtesë që vjen nga këto vende mike, do të ndihmojë  për të strehuar qytetarët në rradhë të parë, por edhe për ta bërë më të lehtë ndërtimin e infrastrukturës apo të zonave ku qytetarët do të jetojnë’, theksoi së fundmi kreu i PS-së Tiranë.

‘Zemra e Tiranës’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ekonomia shqiptare/Bushati: Opozita negative, dëmton klimën e biznesit

  Kreu i PS Tiranë, Ervin Bushati, i ftuar në studion e ‘45 minuta’  foli rreth buxhetit të 2020 dhe sfidat me të cilat po haset ekonomia dhe politika shqiptare, për shkak të ngjarjeve që pasuan vitin që lamë pas. I pyetur se sa parashikohet të jetë shuma e dhuruar […]