Kolera mbërthen Jemenin, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

administrator
Read Time39Seconds

Si të mos mjaftojë konflikti dyvjeçar, në Jemen ka shpërthyer edhe kolera, e përhapur me shpejt në kryeqytetin e vendit, në Sana. Autoritetet e kontrolluar nga rebelët shiitë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se kolera deri më tani u ka marrë jetën 184 personave si dhe ka lënë të sëmurë 8.500 të tjerë.

Sana kontrollohet nga lëvizja e armatosur Huthi, e cila lufton forcat qeveritare. Mbi 10,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga lufta dyvjeçare në Jemen, e cila po ashtu ka shkatërruar infrastrukturën e vendit. Kryqi i Kuq tha se janë raportuar edhe 11,000 raste të dyshuara të kolerës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Veliaj: Jo kthim pas, na mbështesni që Tiranës t’i shkojë puna mbarë

Si të mos mjaftojë konflikti dyvjeçar, në Jemen ka shpërthyer edhe kolera, e përhapur me shpejt në kryeqytetin e vendit, në Sana. Autoritetet e kontrolluar nga rebelët shiitë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se kolera deri më […]