Këndi i 16 i lojërave te Pallati me Shigjeta

Editor
Read Time1 Minute, 18 Seconds

Një kënd i ri rekreativ po i shtohet kryeqytetit në Njësinë Nr. 5, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, shumë shpejt do të përfundojë ndërtimi i këndit të 16-të të lojërave, i cili e transformon të gjithë zonën në një mjedis çlodhës për banorët, ndryshe nga më parë kur ishte e mbuluar nga balta dhe inertet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që po kryhen, duke theksuar se ky është një tjetër premtim i mbajtur para qytetarëve. Veliaj garantoi qytetarët se pavarësisht situatës politike apo pushimeve të verës, Bashkia do të jetë në terren për të përmirësuar infrastrukturën apo shërbimet për komunitetin. Ai vlerësoi angazhimin e deputetit të PS, Pandeli Majko, i cili ka shërbyer si avokat i këtij komuniteti për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.

Deputeti Pandeli Majko e cilësoi ndërtimin e këtij këndi tregues të mbajtjes së premtimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe të ecjes së punëve të kryeqytetit në drejtimin e duhur. Investimi i Bashkisë që Tiranës parashikon vendosjen e moduleve të ndryshme të lojërave për fëmijë, si dhe ndërtimin e trotuareve, rrugicave, ndriçimin, vendosjen e stolave dhe të bimësisë dekorative, duke krijuar një mjedis të këndshëm për të gjithë banorët e zonës pranë “Pallatit me Shigjeta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

DJ Nin Bushati ndez atmosferën tek Pazari i Ri

Një kënd i ri rekreativ po i shtohet kryeqytetit në Njësinë Nr. 5, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, shumë shpejt do të përfundojë ndërtimi i këndit të 16-të të lojërave, i cili e transformon të gjithë zonën në një mjedis çlodhës […]