Kemi punë përpara

administrator
Read Time1 Minute, 51 Seconds

Java që lamë pas ishte një javë plot ngjarje të rëndësishme politike. Në emisionin e “E Diell” me Adi Krastën, në një minutazh të kronometruar deputeti i PS, Ervin Bushati dhe tre panelistët e tjerë kanë ndarë opinionet e tyre rreth aktualitetit politik në vend. A kemi censurim sot në 2017-ën, situata e kanabizimit në vend, vizita e zotit Basha në SHBA dhe batutat e fundit mes dy partive në koalicion, PS-LSI.

  • Çadra e PD e cila po mbysh të `dyzetat` ditë po bëhet gjithnjë dhe më absurde, pasi po kthehet në një problem për të gjithë shqiptarët pasi po mban peng reformën e drejtëisë. Shkoi në Amerikë zoti Basha, se kë takoi, se për çfarë ka folur dhe çfarë i`u tha nuk morëm vesh gjë, ai tha vetëm mesazhet e veta. Të gjithë ata që kuptojnë fare pak nga poltika apo diplomacia e dinë që ky udhëtim drejt SHBA-ve ka qenë një udhëtim totalisht i dështuar.
  • Përsa i përket kanabizmit, ne e dimë që ajo është një palgë ashtu si shumë plagë të tjera që kemi sot. Por si thotë dhe populli, aty ku hyn dielli nuk hyn doktori. Edhe pse kemi patur një kryeministër doktor, ai nuk është marrë kurrë me problemet, ndërsa ne sot i njohim problemet, po merrremi me to, por jetojmë në një vend ku ka ende shumë punë për të bërë. Kjo është hera e parë që një qeverisje po meret me të vërtetë me plagën dhe nuk bën sikur po fshihet pas hijes.
  • A kemi sot censurim? Aspak, atë që zgjedh media të japë unë nuk e quaj censurë, e quaj selektivitet, përzgjedhje. Përsa i përket batutave mes kolegëve PS-LSI, ato të cilat media i ka trajtuar si lajm, mendoj se tregon më së miri që sot ska censurim, madje duke parë rëndësinë që media i ka dhënë kësaj, mund të them që PD dhe çadra e saj nuk përbëjnë më lajm me interes për mediat.

Video e Plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

FOTOT/ Bashkia e Tiranës nis vendosjen e ndriçimit në pjesën e parë të Bulevardit të Ri

Java që lamë pas ishte një javë plot ngjarje të rëndësishme politike. Në emisionin e “E Diell” me Adi Krastën, në një minutazh të kronometruar deputeti i PS, Ervin Bushati dhe tre panelistët e tjerë kanë ndarë opinionet e tyre rreth aktualitetit politik në vend. A kemi censurim sot në […]