Karnavalet e Venecias, qyteti pret mijëra vizitorë

administrator
Read Time55Seconds

Venecia është e magjishme për t’u vizituar çdo ditë të vitit, por periudha e karnavaleve mbledh në qytet, me mijëra vizitorë, pasi karnavalet e Venecias mbeten karnavalet më sugjestionuese në botë.

Venecia është një nga qytetet më interesante në botë, plot me ndërtesa historike me vlera të mëdha artistike dhe kulturore. Pa dyshim sheshi San Marco, njohur gjithashtu si “Salloni i Europës”, është një nga sheshet më të rëndësishme italiane, i njohur në mbarë botën për bukurinë e vet.

Dhe pikërisht në sheshin San Marco është shënuar pika kulminante e Karnavaleve të Venecias, ku mbi 115.000 njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve të mbuluar me maska, janë mbledhur që herët në mëngjes, për të ndjekur spektaklin `Fluturimi i Ëngjëllit”. Spektakli prej 5 minutash u shoqërua më nje dush me konfeti, ndërsa Claudia Marchiori, ëngjelli i këtyre karnavaleve, ishte veshur me nje fustan të bukur ngjyrë çiklamin.

Këto 5 minuta mjaftuan që të ngjallnin tek të pranishmit emocione unike dhe të papërsëritshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Sudan, shpallet Kriza e Urisë

Venecia është e magjishme për t’u vizituar çdo ditë të vitit, por periudha e karnavaleve mbledh në qytet, me mijëra vizitorë, pasi karnavalet e Venecias mbeten karnavalet më sugjestionuese në botë. Venecia është një nga qytetet më interesante në botë, plot me ndërtesa historike me vlera të mëdha artistike dhe […]