Kandidati për Presidencialet në Francë `pre` e akuzave

administrator
Read Time57Seconds

Kandidati i presidencialeve franceze, Fransua Fillo është vendosur zyrtarisht nën hetim nga hetuesit, pas dyshimeve për përvetësim të fondeve shtetërore, një lëvizje që mund të fundosë shpresat e politikanit të djathtë për të marrë pushtetin ne maj. Fushata e Fillon është ndjekur nga akuzat për pagesa të majme fiktive ndaj bashkëshortes së tij britanike, Penelope, si dhe dy fëmijëve të tij, që kapnin shifrat e qindra mijëra eurove nga fondet publike.

Kandidati 63-vjeçar konservator është vendosur nën hetim formal mbi dyshimet për devijimin e fondeve publike, bashkëpunim në shpërdorimin fondesh, marrjen e fondeve dhe mosdeklarimin e plotë të pasurisë. Dikur pretendent për të fituar zgjedhjet presidenciale, kandidatit Fillon i ka rënë ndjeshëm mbështetja nëpër sondazhe, kjo kryesisht prej impaktit që ka patur skandali i pagesave fiktive, i njohur ndryshe edhe si “Penelope Gate”. Sondazhet tregojnë vazhdimisht se ai do të rezultojë kandidati i tretë për nga mbështetja në raundin e parë të votimit më 23 prill, gjë që nuk i lejon atij të garojë në balotazhin e 7 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ngricat dhe dëbora rrezikojnë qershitë e Uashingtonit

Kandidati i presidencialeve franceze, Fransua Fillo është vendosur zyrtarisht nën hetim nga hetuesit, pas dyshimeve për përvetësim të fondeve shtetërore, një lëvizje që mund të fundosë shpresat e politikanit të djathtë për të marrë pushtetin ne maj. Fushata e Fillon është ndjekur nga akuzat për pagesa të majme fiktive ndaj […]