Kamikazi Digital

administrator
Read Time1 Minute, 35 Seconds

Fushata ka filluar dhe të gjithë janë sy e veshë për të dëgjuar alterantivat më të mira. Por çfarë po ndodh sot, si do të shkojnë këto zgjedhje pa Partinë Demokratike, a do ta konsideronim këtë situatë me një efekt domino apo lojë shahu ku logjika mbizotëron, a po tregohet e duruar mazhoranca me qëllim që opozita të arrijë një pikë të caktuar kuptueshmërie, a po e humbet betejën z.Basha në këtë përballje dhe a shihet z.Meta si një kontribues stabiliteti në vend? Këto e të tjera pyetje morën përgjigje në studion e emisionit e “Diell” me Adi Krastën, ku i ftuar ishte dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Gjatë fjalës së tij zoti Bashati u shpreh se loja e PD-së po jep sinjale se po bëhet një lojë të rrezikshme dhe e dhunshme. “Është e drejtë mund të bojkotosh, por jemi në një vend demokratik dhe askush nuk ka të drejtë të ndalojë një popull të votojë. Duke kërcënuar me dhunë z.Basha po destabilizon Shqipërinë dhe kjo është një lojë e rrezikshme e ndërmarrë nga PD-ja. Kudo në botë ka përplasje të forta, por asnjë opozitë nuk bojkoton dhe as nuk bllokon. Në çdo vend të Europës opozita prandaj ka gjithmonë një argument të fortë që mendon se po e shkatërron vendin, si puna e terrorizmit në Francë, por as nuk bojkotojnë as nuk cënojnë me dhunë. Shpresoj që këtë ta kuptojë sa më shpejt Partia Demokratike”.

Zoti Bushtai shpreh bindjen se thirrjet për dhunë nuk bëjnë asgjë tjetër, por vetëm sa çojnë Shqipërinë hapa pas. Jemi në vitin 2017, aty ku vota dhe zgjedhjet janë një e drejtë legjitime e çdo populli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja çfarë kuptimi ka ngjyra dhe numri i trëndafilave!

Fushata ka filluar dhe të gjithë janë sy e veshë për të dëgjuar alterantivat më të mira. Por çfarë po ndodh sot, si do të shkojnë këto zgjedhje pa Partinë Demokratike, a do ta konsideronim këtë situatë me një efekt domino apo lojë shahu ku logjika mbizotëron, a po tregohet […]