Kalifornia përfshihet nga stuhi, përmbytje e rrëshkitje dherash

administrator
Read Time48Seconds

Kalifornia po përballet me një prej stuhive më të fuqishme të viteve të fundit. Stuhia e tmerrshme e quajtur “bomba e motit” është zbutur disi në pjesën jugore të Kalifornisë, ndërsa ka vënë në panik pjesën veriore të shtetit amerikan për shkak të drejtimit që ka marrë.

Reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dherash e baltë kanë shkaktuar kërdinë të premten e të shtunën, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona. Meteorologët thonë se kjo është stuhia më e rëndë që ka goditur Kaliforninë vitet e fundit.

Ndërkohë, parashikuesit e motit paralajmëruan banorët e pjesës veriore, përfshi San Franciscon, për reshje të dendura gjatë kësaj të diele. Meteorologët e përshkruan stuhinë si “bomba e motit”, për shkak të krijimit të një zone me presion të ulët atmosferik dhe me erëra intensive thuajse tropikale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Trump, valë akuzash ndaj mediave në Amerikë

Kalifornia po përballet me një prej stuhive më të fuqishme të viteve të fundit. Stuhia e tmerrshme e quajtur “bomba e motit” është zbutur disi në pjesën jugore të Kalifornisë, ndërsa ka vënë në panik pjesën veriore të shtetit amerikan për shkak të drejtimit që ka marrë. Reshje të dendura […]