JO TË GJITHË HERONJTË JANË LIDER, DHE JO TË GJITHË LIDERËT JANË HEROIKË

administrator
Read Time4 Minutes, 7 Seconds

I ftuar në emisionin “E Diell’ në Top Channel deputeti Ervin Bushati ka folur për disa çështje të rëndësishme, si roli i liderit dhe si e identifikojmë ne liderin, roli i partive politke në jetën e një vendi dhe vlera e fraksioneve politike.

-Ne sot i mendojmë liderat si njerëz autoritativë që zgjidhin probleme e që qëndrojnë midis asaj që ne duam dhe asaj që ne respektojmë. Në vetvete liderat në të gjithë botën shihen si diçka e ndërmjetme mes asaj që na imponohet dhe asaj qe na frymëzon. Ne sot kërkojmë heronj por jo të gjithë heronjtë janë lider dhe jo të gjithë liderët janë heronj.Në momentin që dilet me një platformë  duhet që anija të ecë përpara dhe të jetë nën autoritetin e një drejtuesi që e di se ku duhet të shkojnë të gjithë bashkë.  Nuk ka sot asnjë lider që nuk pranon ide gjatë rrugëtimit të tij. Kështu që në të gjitha partitë politike ajo që ndodh është një sintezë ku konvergojnë të gjitha idetë e aktorëve kryesorë. Edhe brenda partive ka një garë se kush do të dalë me para në rradhën e zinxhirit drejtues që në fund si kudo në botë është lideri. Se ku je në këtë zinxhir ka të bëjë me atë se sa di të japësh.

INTERVISTA E PLOTË

1-Pse bëhet autoritar lideri?

Ne gjithmonë i mendojmë liderat si njerëz autoritativ që zgjidhin probleme, që qëndrojnë midis asaj që ne duam dhe asaj që ne respektojmë apo mes asaj që ne na imponohet apo kemi respekt. Në vetvete liderat në të gjithë botën, edhe teoritë më të lashta e shohin Liderin ndërmjet asaj që imponohet dhe asaj qe e frymëzon, në atë që duan apo në atë që kanë frikë. Ky është një kombinim në të gjitha demokracitë dhe është  si ajo shprehja që kemi ne “Do të doje të kishe një mik apo një shok”.

2- Pse partia sot duket nga jashtë një ambient i shëmtuar. A është ashtu edhe brenda?

Po të mos kishte probleme në shoqërinë njerëzore apo në botë ndoshta nuk do të kishte nevojë për politikën. Por politika duhet sepse shoqëria zhvillohet dhe gjithnjë ka probleme të rritjes. Për këtë duhet politika dhe patjetër që njerëzit i kthejnë sytë nga partitë politike. Të mos pranosh politikën sot është si të shohësh një njeri që po mbytet dhe të thotë unë nuk kam probleme me ujin. E vetmja mënyrë për të ndryshuar realitetin është politika dhe ajo mund të bëhet përmes partive politike të cilat janë një mjet për të kanalizuar dëshirat dhe nevojat e qytetarëve.  Partitë e vërteta janë ato që kanë një bindje ideologjike dhe sa më e fortë të jetë kjo bindje aq më stabël do të jetë ajo nesër në qeverisje.

3- Cfarë duhet të durojë apo të pranojë një individ për të qenë në listat e deputetëve?

Njërëzit kërkojnë heronj por jo të gjithë heronjtë janë lider dhe jo të gjithë liderët janë heronj. Në momentin që dilet me një platformë, me një program patjetër që duhet që anija të ecë përpara dhe të ketë një lloj disiplinimi dhe patjetër të jetë nën autoritetin e një drejtuesi që e di se ku duhet të shkojnë të gjithë bashkë, dhe partia si nje forcë politike prezanton dëshirat e të gjithë qytetarëve që mendon se i prezanton më mirë.

4- Kur dikush flet dhe të tjerët janë indiferentë, ti ose duhet të ikësh ose të duhet që të krijosh një fraksion brenda grupit ku bën pjesë. Pse nuk duhen lexuar këto si tradhëti?

Të gjithë ata që pranojnë të bëhen pjesë në një parti politike kur hyjnë kanë kuotat e tyre dhe dihet që janë afruar për një lloj kontributi dhe ndoshta do t`i duhet të adaptohen gjatë rrugës që janë bashkë. Nuk ka sot asnjë lider në botë që nuk pranon ide apo sygjerime gjatë rrugëtimit të tij. Kështu që në të gjitha partitë politike ajo që ndodh është një sintezë ku konvergojnë të gjitha idetë e aktorëve kryesorë. Kjo është një garë, pasi edhe brenda partisë ka një garë se kush do të dalë më para në rradhën e zinxhirit drejtues dhe patjetër që në bazë të logjikës së punës mund të ketë më shumë ndikim te ai që mer vendimmarrjen që në fund si kudo në botë është lideri. Se ku je në këtë zinxhir ka të bëjë me atë se sa di të japësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

NE NUK BËJMË DOT GJËRA TË MËDHA, VETËM GJËRA TË VOGLA ME DASHURI TË MADHE.

I ftuar në emisionin “E Diell’ në Top Channel deputeti Ervin Bushati ka folur për disa çështje të rëndësishme, si roli i liderit dhe si e identifikojmë ne liderin, roli i partive politke në jetën e një vendi dhe vlera e fraksioneve politike. -Ne sot i mendojmë liderat si njerëz […]