Jo më “Roaming” brenda vendeve të BE-së

administrator
Read Time1 Minute, 24 Seconds

Më 15 qershor hyn në fuqi rregullorja “shëtit si në shtëpi”, e cila është përgatitur nga Komisioni i BE-së dhe miratuar nga Parlamenti Evropian. Duke nisur nga dita e nesërme, përdoruesit që janë abonentë të çdo operatori në një prej vendeve brenda BE-së do të mund të përdorë telefonin gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të BE-së, duke dërguar mesazhe apo duke kryer telefonata sipas tarifave dhe paketave të operatorit që ka zgjedhur pa paguar ndonjë tarifë shtesë roaming.Kjo do të thotë se planet tarifore, qoftë me kontratë apo me parapagesë, do të aplikohen kudo njësoj.

Ky është një nga ato raste kur konsumatorët janë vënë në qendër të zgjedhjeve nga ligjvënësit. E kjo nuk është një zgjedhje rastësore, por vjen pikërisht përpara verës, duke evituar kështu kostot shtesë që klientët e telefonive të lëvizshme paguanin kur shkonin me pushime.

Fundi i “Roaming” bën pjesë në një strategji të quajtur “tregu i përbashkët dixhital”, që ka për objektiv heqjen e pengesave ndaj qarkullimit të lirë të informacioneve “online”. Një tjetër lajm i mirë është se në gjashtë muajt e ardhshëm do të hiqet edhe “bllokada gjeografike”, pikërisht ajo që të pengon të shohësh apo të dëgjosh përmbajtje “streaming”, apo që të bësh blerje “online” në versionet, për shembull, gjermane apo franceze të “Amazon”. Jashtë këtij akordi mbeten vende që nuk janë bërë ende pjesë e BE-së, si Shqipëria, Zvicra dhe San Marino, vende në të cilat shërbimi “Roaming” do të vijojë të funksionojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Agjensia Italiane “ANSA” shkrim për turizmin në Shqipëri

Më 15 qershor hyn në fuqi rregullorja “shëtit si në shtëpi”, e cila është përgatitur nga Komisioni i BE-së dhe miratuar nga Parlamenti Evropian. Duke nisur nga dita e nesërme, përdoruesit që janë abonentë të çdo operatori në një prej vendeve brenda BE-së do të mund të përdorë telefonin gjatë […]