JENI TË FIKSUAR PAS TATUAZHEVE? JA DISA SEKRETE RRETH TYRE

administrator
Read Time3 Minutes, 24 Seconds

Të shumtë janë ata njerëz që i duan tatuazhet, madje ka shumë që janë të fiksuar pas tyre aq sa kanë vizatuar të gjithë trupin. Disave tatuazhi u duket si diçka pa kuptim, disa të tjerë i duan pasi u duket sikur `gdhëndin` në trupin e tyre diçka të rëndësishme që kanë kaluar, disa e shohin si diçka që ecën me trendet e fundit. Perceptimet janë të ndryshme, por çfarë mendoni ju për tatuazhet dhe si i përkufizoni?

Tatuazhi është “normalitet, pas të cilit ekziston një nevojë psikologjike, personale dhe specifike, shpesh sekrete. Tatuja është një kod, një mesazh i shifruar apo dedikim i adresuar për një person.

Por tatuazhet kanë sekretet e tyre. Ja cilat janë disa nga përkufizimet dhe sekretet që përkufizojnë këtë art në trupin e njeriut.

1. James Cook në 1771, duke u kthyer nga Thaiti e përshkroi këtë fjalë në ditarin e tij. Fjala tatuazh vjen nga polinezishtja “tatau” që do të thotë, “të dekorosh”. Përllogaritet që gjatë një tatuazhi lëkura shpohet nga 50 deri në 3 000 herë në minutë.

2. Disa studime tregojnë se rreth 30% e personave që kanë tatuazhe kanë menduar t’i heqin. Por kjo është një ndërhyrje e dhimbshme, që kryhet me lazer dhe nuk garanton efikasitet mbi të gjitha ngjyrat. Bluja dhe e zeza janë më të lehta për t’u hequr, ndërsa tatuazhet me ngjyra të theksuara janë më të vështira. Por nëse e keni vendosur të bëni një të tille dhe jeni penduar duhet të dini që heqja e një tatuazhi kushton, është e dhimbshme dhe do të ngelet shenjë në trup. Kështu që mendohuni mirë para se të `gdhendni` në trup ndonjë simbol.

3. Tatuazhet janë sa të bukur por edhe me rrezik ndonjëhere. Kështu që nëse keni dëshirë të bëni një një të tillë, bëjeni tek ndonjë specialist i njohur. Një studim i Universitetit të Ragensburg-ut në Gjermani, tregon se mes 14 pigmenteve të ngjyrës së zezë, disa prej tyre janë toksikë dhe të aftë për të dëmtuar qelizat.

4. Nga Winston Churchill, Franklyn Delano Roosvelt e deri tek George Shultz, sekretari amerikan i shtetit gjatë presidencës Reagan, shumë burra shteti krenoheshin me tatuazhet e tyre. Tatuazhi i Churchill ishte një spirancë.

5. Por tatuazhet në raste të caktuara shprehin edhe domethënie të veçanta sipas simboleve: kush ka një dragua, do të thotë se ka qenë në Kinë. Nëse ka një breshkë, do të thotë se ka lunduar në ekuator. Edhe marinari Popeye i filmit të njohur vizatimor ka tatuazhin e tij, një spirancë si e Churchill.

6. Statistikat tregojnë se 15% e të rriturve dhe 30% e të rinjve kanë të paktën një tatuazh. Në SHBA, janë rreth 40% të të rriturve me të paktën nga një tatuazh. Por vitet e fundit statistikat tregojne se numri i vajzave që ka një tatuazh tejkalon numrin e meshkujve.

7. Kemi dëgjuar shpesh që ka individë që trupin e tyre e kanë të mbushur me tatuazhe. Por cili është personi me më shumë tatuazhe në botë? Sipas publikimeve në librin Guinness ai është australiani, Lucky Diamond Rich, i cili ka kaluar më shumë se 1 mijë orë duke bërë tatuazhe.

8. Por ky art dekorativ shihet edhe si një mënyrë fitimprurëse. Mjaft persona të kësaj fushe tatuazhet i bëjnë për të fituar para. Kimberly Smith, në vitin 2005, bëri tatuazh në qafë emrin e një kazinoje. Me paratë e kësaj reklame ajo pagoi shkollën e fëmijeve. Ajo njihet si iniciatore e tatuazheve publicitarë. Po më të shumtë janë ata që kanë studion e tyre dhe paguhen nga njerëz të cilët duan të bëjnë diçka në trupin e tyre.

9. Edhe mumja Oetzi (njeriu i Similaun) i gjetur në vitin 1991 kishtë një tatuazh: por më shumë sesa për dekorim, për studiuesit, shenjat e gjetura në trupin e tij mendohet se u përkasin disa terapive mjekësore që ai kishte kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ervin Bushati:Mes konservatorëve të vjetër dhe liberalëve të rinj

Të shumtë janë ata njerëz që i duan tatuazhet, madje ka shumë që janë të fiksuar pas tyre aq sa kanë vizatuar të gjithë trupin. Disave tatuazhi u duket si diçka pa kuptim, disa të tjerë i duan pasi u duket sikur `gdhëndin` në trupin e tyre diçka të rëndësishme […]