Jemi kudo, check-in Zemra e Tiranës

Editor
Read Time1 Minute, 44 Seconds

Zemra e  Tiranës është përshtatur gjithmonë me zhvillimet teknologjike. Tashmë që i gjithë informacioni mund të kontrollohet nga një aparat celular dhe komunikimi ka disa qindra rrugë për t’u kryer, edhe ne jemi munduar të jemi pjesë e kanaleve kryesore.

Zemra e Tiranës, prej vitesh mund të gjendet në rrjetin social Facebook, i cili ka qenë kanali kryesor i komunikimit me banorët e Njësisë Nr.8, ku kemi marrë ide, sugjerime, kemi zhvilluar aktivitete të ndryshme, kemi transmetuar në kohë reale dhe shumë veprime të tjera. Gjithashtu, ne gjendemi në faqen (website) www.zemraetiranes.al , ku pasqyrohen të gjithë aktivitetet tona dhe cdo informacion që ne kërkojmë të ndajmë me ju.

Instagram

Prej ditës së djeshme, Zemra e Tiranës mund të gjendet edhe në Instagram, ku do të kemi një aktivitet disi ndryshe, me më shumë postime dhe më shumë informacion për të  ndjekur formatin e këtij rrjeti social. Ju ftojmë të na ndiqni në linkun: https://www.instagram.com/zemraetiranes/

Check in Zemra e Tiranës


Të gjithë kemi postuar në rrjetet sociale dhe për të identifikuar vendin ku ne ndodhemi mjafton të përdorësh opsionin “check in” dhe kudo ke mundësi të përcaktosh vendndodhjen, në qytete, rruge, sheshe, institucione, bare, etj.

Tashmë edhe Zemra e Tiranës është opsion i mundshëm për tu zgjedhur si vendndodhje në rrjetet sociale. Në Facebook, Instagram dhe në Google, Zemra e Tiranës është e pranishme dhe e përcaktueshme si vendi ku ju ndodheni aktualisht dhe dëshironi të ndani me miqtë tuaj. Mjafton të kërkoni Zemra e Tiranës dhe do t’ju shfaqet opsioni për ta zgjedhur.

Ne ju ftojmë të na ndiqni në të gjithë kanalet tona në rrjetet sociale dhe gjithashtu të përdorni sa më shumë si vendndodhje “Zemrën e Tiranës” për të vijuar më tej, sic kemi qenë deri sot, të jemi një zë i fortë dhe pikë referimi për komunikimin me banorët e Njësisë nr.8 në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Pedalim dhe pastrim/ Zemra e Tiranës në shërbim të komunitetit

Zemra e  Tiranës është përshtatur gjithmonë me zhvillimet teknologjike. Tashmë që i gjithë informacioni mund të kontrollohet nga një aparat celular dhe komunikimi ka disa qindra rrugë për t’u kryer, edhe ne jemi munduar të jemi pjesë e kanaleve kryesore. Zemra e Tiranës, prej vitesh mund të gjendet në rrjetin […]