Java e kulturës në Tiranë, aktivitete të shumta për të rinjë dhe fëmijë

administrator
Read Time2 Minutes, 27 Seconds

Ashtu si çdo fundjavë edhe kjo i takon jetës artistike në kryeqytet. Vepra të ndryshme të vëna në skenë për publikun do të vijnë për artdashësit në skenat e teatrove në kryeqytet.

Por kjo fundjavë duket se ka menduar më tepër për miqtë e vegjël të cilët e duan teatrin dhe jetën kulturore.

Në Teatrin Eksperimental rikthehet Luiza Xhuvani me pjesën “Një gur gabim”. Kjo vepër na paqaqet një marrëdhënie psikologjike dhe teatrore ndërmjet dy brezave, nënë-bijë. Në rolin e spektatorëve të kesaj shfaqjeje bëhemi dëshmitarë të një marrëdhenieje të shumanshme, të veçantë dhe të fortë, e cila me gjithë kontradiktat e saj është e pazgjidhshme. E veçanta e kësaj vepre qëndron në faktin se ajo flet shqip dhe greqisht dhe interpretohet nga dy aktore shqiptare dhe dy greke.

Një gur Gabim” që nisi rrugëtim artistik në Athinë më 14 tetor, vjen premierë në Teatrin Eksperimental3 dhjetor ora 19.00.

Skena eksperimentale ka menduar edhe për miqtë e vegjël ku të shtunën dhe të dielën duke nisur nga ora 10:30 do të sjellë shfaqjen për fëmijëGjetja e festës së humbur”, e cila do të sjellë atmosferën e festave të fundvitit për të gjithë vogëlushët.

Për një publik pak më të rritur, për adoleshentët, kjo fundjavë sjell në Teatrin e Metropolit edhe një thirrje kundër bulizmit, talljeve apo paragjykimeve në shkollë. Vepra ka gjithsej dhjetë personazhe ku pesë nga këta janë kukulla. Në personazhet kukulla është: kapelja, krokodili, gjarpri, breshka, dhe bufi.

Për fëmijët ka mendaur edhe Teatri Metropol. Shfaqja “Gjyshja ka ikur me Cirkun” është një shfaqe me elementë të spikatur edukativ dhe formues për femijët tuaj. Përballja e femijëve me momente emocionale të rëndësishme, dashuria në familje dhe komunikimi me fëmijët janë tema që do të preken në këtë shfaqe. Kjo do të ngjitet në skenë të shtunën duke nisur prej orës 11:00 dhe të dielën në 12:00.

Një mik apo një thesar” është një tjëtër shfaqje që do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol të dielën ora 11:00.

Edhe Teari i Kukullave ka menduar për të vegjlit tuaj. Të shtunën edhe të dielën do të ngjitet në skenë për fëmijët shfaqja “Princesha mbi Bizele“.

Por kush është i apasionuar pas baletit, Teatri i Operas dhe Baletit ka rezervuar për ta `Baletin Monger`, një balet nga Barak Marshall i cili do të vijë për ju në datat 3 dhe 4 Dhjetor, ora 19.00.

Këto janë disa nga aktivitetet të cilat do të mbushin fundjavën tuaj. Shpresoj të këmi dhënë një ndihmë se si mund të organizoheni për të kaluar këtë fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja kur do të votojnë shqiptarët për Zgjedhjet e ardhshme Parlamentare

Ashtu si çdo fundjavë edhe kjo i takon jetës artistike në kryeqytet. Vepra të ndryshme të vëna në skenë për publikun do të vijnë për artdashësit në skenat e teatrove në kryeqytet. Por kjo fundjavë duket se ka menduar më tepër për miqtë e vegjël të cilët e duan teatrin […]