Japonezët tashmë prodhojnë trenin më luksoz, me dhoma si një shtëpi

administrator
Read Time48Seconds

Japonezët janë shquar gjithnjë për shpikjet e tyre të veçanta e të rralla. Sot një kompani hekurudhore japoneze zbuloi trenin më luksoz të prodhuar ndonjëherë. Ekspresi Mizukaze do të ofrojë brenda vagonave kushte të njëjta me ato të hoteleve më luksoze, me veçorinë se nga dritaret mund të shikohet peisazhi i mrekullueshem japonez.

Treni me 16 vagonë do të fillojë punën në Qershor. Dhomat kanë tualete si të shtepisë, ndërsa muret ndarëse janë krijuar me dru. Një pjesë e orendive janë të prodhuara në mënyrë artizanale, njësoj si kompletet e cajit, një traditë kjo e pandarë nga jeta japoneze. Për këtë arsye, një vagoni i është kushtuar enkas ceremonisë së çajit.

Një dhomë dyshe për një natë kushton 2400 dollarë kurse një ditë për dy net kushton 10 mijë dollarë. Kompania njoftoi se të gjitha biletat për udhëtimet nga Qershori deri në Shtator tashmë janë shitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kafshët e egra në rrezik zhdukjeje

Japonezët janë shquar gjithnjë për shpikjet e tyre të veçanta e të rralla. Sot një kompani hekurudhore japoneze zbuloi trenin më luksoz të prodhuar ndonjëherë. Ekspresi Mizukaze do të ofrojë brenda vagonave kushte të njëjta me ato të hoteleve më luksoze, me veçorinë se nga dritaret mund të shikohet peisazhi […]