Ja vendet ku Universiteti ofrohet falas

administrator
Read Time1 Minute, 17 Seconds

Të gjithë duan të shkollohen dhe të jenë dikushi në të ardhmen. Por shpesh herë për disa kjo duket e vështirë, pasi të ardhurat janë të pamjaftueshme për të ndejkur universitetin e ëndrrave. Shkolla sot kushton shumë, por është një nga proceset më të rëndësishme të jetës, por edhe pse kushton, nuk duhet të pëzmatoheni. Ne do t`iu njohim me disa universitete të cilat ofrohen tërësisht falas.

OECD ka publikuar një listë të vendeve, ku shkollimi i lartë është falas. Në këto vende tatimpaguesit paguajnë faturën për të gjithë studentët që kërkojnë një diplomë kolegji. Vendet që kryesojnë këtë listë janë kryesisht në Evropë.

Sipas OECD-së, Danimarka është një nga tetë vendet me disa kolegje falas: “University of Copenhagen”, “Aurhus University”, “Technical University of Denmark”, “Aalbog University”, “Copenhagen Business School”, “University of Southern Denmark”.

Vende të tjera me sistemet universitare falas janë ato të Estonisë: “Tallinn University”, “Tallinn University of Technology”, “University of Tartu”. E ndjekur nga Finlanda me 10 universitete falas, duke përfshirë: “University of Helsinki”, “Abo Academy University”. Në listën e Norvegjisë janë: “University of Oslo”, “University of Bergen”, “ëestern Norëay University of Applied Sciences”, “University of Tromso”, “University of Stavanger”.

Lista e OECD-së përfshin edhe Sllovakinë, me pesë universitete falas, duke përfshirë: “Universiteti i Ekonomisë në Bratisllavë”. Pastaj vjen Sllovenia me “Universiteti i Lubjanës”, Suedia “Universiteti Lund”, “Universiteti Stockholm”, “Universiteti i Gothenburg dhe Turqia: “Universiteti Ankara”, “Universiteti i Stambollit”, “Universiteti Teknik i Stambollit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dy mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën

Të gjithë duan të shkollohen dhe të jenë dikushi në të ardhmen. Por shpesh herë për disa kjo duket e vështirë, pasi të ardhurat janë të pamjaftueshme për të ndejkur universitetin e ëndrrave. Shkolla sot kushton shumë, por është një nga proceset më të rëndësishme të jetës, por edhe pse […]