Ja si mund të kaloni fundjavën ndryshe në Tiranë…

administrator
Read Time2 Minutes, 22 Seconds

Kjo fundjavë flet me gjuhën e artit në kryeqytet. Të rinjtë mund të kalojnë një fundjavë ndryshe duke e mbushur axhendën e tyre me aktivitete të ndryshme kulturore. Skenat teatrale janë një sygjerim i mirë për të kaluar fundjavën, ku do të ngjiten në skenë një sërë shfqaqjesh të sukseshme.  

Teatri Kombëtar vjen këtë fundjavë me komedinë “Laurette De Paname”.  Kjo është një shfaqje one-woman-show, një spektakël variete me humor të spikatur, me një shpërthim dhe një energji gjithëpërfshirëse, ku vijnë së bashku kënga, kërcimi, aktrimi. Artistja franceze Laure Bontaz, duke interpretuar me humor dhe sarkazëm, sjell në skenë portretin e parizianes në epoka të ndryshme. Një ndër veçoritë e këtij spektakli janë kostumet origjinale të Moulin-Rouge.

Kjo shfaqje do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar më 12 nëntor në orën 20.00.

Një tjetër shfaqje që do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar të shtunën dhe të dielën, 12-13 nëntor në orën 19.00 është kryevepra e Miguel Cervantes “Don Kishoti”.

Don Kishoti është një meso burrë nga La Mancha, Spanja Qëndrore, i fiksuar pas idealeve të lexuara në librat e tij. Ai një mbrëmje vendos të marrë shpatën dhe heshtën e tij dhe të dalë në mbrojtje të së drejtës duke gjunjëzuar të paudhët. Në udhëtimet e tij të çmendura në mbrojtje të së drejtës ai shoqërohet nga fshatari besnik, Sanço Pança. Në këmbim të shërbimeve të tij Don Kishoti i ka premtuar ta bëjë guvernator të ishullit të parë që do të pushtojë. Kështu Don Kishoti kalon një kalvar rrugëtimi për t’u kurorëzuar kalorës dhe për të fituar zemrën e të bukurës Dulqinjë të Tobozës.

Teatri i Metropolit vjen me një tjetër komedi, veprën “Tre dhëndurët” e cila do të ringjisë në skenë aktoren e mirënjohur zj. Hajrie Rondon. Vepra “Tre dhëndurët” është një komedi karakteresh e situatash shqiptare, e cila është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1986 nga regjisori Pirro Mani. Është një shfaqje që trajton historinë e një familje në vitet ’40, ku problemi i tyre më i madh, është martesa e vajzës së vetme. Komedia vjen këtë fundjave në orën 19.00 për të gjithë publikun.

Por nuk harrojmë as miqtë tanë të vegjël, fëmijët. Edhe për to Teatri i Kukullave ka rezervuar argëtim. Në datat 12-13 nëntor duke nisur nga ora 10.30 deri në 11.30 fëmijët mund të shohin në skenë “Guri Magjik”.

Pra miq ju urojmë një fundjavë të këndshme dhe argëtuese….

J/A zemraetiranes.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Zemra e Tiranës, njësia #8 i bashkohet thirrjes “Të pastrojmë Tiranën”

Kjo fundjavë flet me gjuhën e artit në kryeqytet. Të rinjtë mund të kalojnë një fundjavë ndryshe duke e mbushur axhendën e tyre me aktivitete të ndryshme kulturore. Skenat teatrale janë një sygjerim i mirë për të kaluar fundjavën, ku do të ngjiten në skenë një sërë shfqaqjesh të sukseshme.   […]