JA SI MUND TË ARGËTOHENI NDRYSHE NË TIRANË

administrator
Read Time2 Minutes, 19 Seconds

Fundjava e qytetarëve të Tiranës përgjithësisht planifikohet jashtë kryeqytetit. Një fakt dëshpërues ky duke patur parasysh bukuritë dhe mundësitë e argëtimit që ofron Tirana.

Ju ftojmë të bëjmë një xhiro vizuale rreth qytetit duke ju dhënë kështu disa sugjerime se ku të planifikoni ditën tuaj.

Në një ditë të bukur me diell i`u sugjerojmë një shëtitje në Liqenin Artificial të Tiranës. Vlen këtu për t’ju përmendur edhe kendin e lojrave të inaguruar me datë 1 qershor të këtij viti, e cila është një mundësi shumë e mirë për të argëtuar fëmijët në natyrë. Shfrytëzoni këto ditë të bukura me diell përpara shirave që pritet të vijnë.

Tjetër mundësi për ata që u pëlqen natyra dhe shëtitjet është një piknik në malin e Dajtit, përmendim këtu eksperiencën e bukur të udhëtimit me teleferik. Një udhëtim nëpërmjet të cilit jo vetëm do të mbërrini për 10-15 minuta në destinacion, por do të mund të shijoni një panoramë të veçantë.

Ata që duan të vizitojnë të bukurën dhe historinë e dokumentuar, i`u sygjerojmë një vizitë në Galerinë e Arteve ose në Muzeun Historik Kombëtar.

Teatri Kombëtar do të ngjisë në skenë komedinë satirike “Opera për tri grosh” sot në orën 19.00, ndërsa Teatri i Metropolit do të ngjisë në skenë shfaqjen “Një mik apo një thesar”, me regji të Mikel Kalemit. Një shfaqje e pasur me elementë të përzgjedhur artistik dhe edukativ e cila ka si target grup fëmijët e grupmoshës 3 deri në 10 vjeç.

Në Teatrin e Kukullave do të shfaqet për miqtë e vegjël “Qeni që nuk dinte të lehte” në orën 10:30 dhe 11:30.

**Por mos harroni jemi në prag festash dhe Tirana vezullon e gjitha. Më e bukur se asnjëherë, atmosfera festive në kryeqytet ka trokur më shpejt se çdo vit tjetër. Ambiente të ndriçuara, `fshati` i vogël festiv i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” pret me qindra vizitorë të vegjël e të mëdhej duke shijuar gatime tradicionale por edhe lojëra të cilat kënaqin çdo grupmoshë. Për të apasionuarit pas fotografive, e sigurt që në këtë atmosferë festash dhe plot drita një fotografi me shumë do të jetë në telefonin tuaj si një kujtim i cili do t`ju kujtojë fundin e vitit 2016.

Ju urojmë të kaloni një fundjavë të bukur bashkë me familjet tuaja. Shpresojmë që edhe në tavolinat tuaja të mos mungojnë gatimet tradicionale tironse apo zbukurimet meqë jemi në prag festash.

KALOFSHI BUKUR MIQTË E MI

#zemraetiranes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

SI TË NDËRTOJMË NJË PROJEKT TË SUKSESSHËM, ORGANIZONI IDENË TUAJ!

Fundjava e qytetarëve të Tiranës përgjithësisht planifikohet jashtë kryeqytetit. Një fakt dëshpërues ky duke patur parasysh bukuritë dhe mundësitë e argëtimit që ofron Tirana. Ju ftojmë të bëjmë një xhiro vizuale rreth qytetit duke ju dhënë kështu disa sugjerime se ku të planifikoni ditën tuaj. Në një ditë të bukur […]