Ja kur do të votojnë shqiptarët për Zgjedhjet e ardhshme Parlamentare

administrator
Read Time1 Minute, 0 Seconds

Sot Presidenti Nishani ka dekretuar datën e Zgjedhjeve Parlamenatre të 2017-ës.

Në 18 qershorin e vitit të ardhshëm, shqiptarët do të votojnë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ku do të zgjedhin ligjvënësit e rinj. Presidenti Nishani shpalli sot dekretin në bazë të Kushtetuës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Dekreti vjen pak dite pasi KQZ caktoi hartën e re elektorale, ku gjithsej do të jenë 140 deputetë.

Ndryshe nga viti 2013-të, në zgjedhjet e 2017-ës me ndryshimet e miratuara nga KQZ, Qarku i Tiranës dhe i Durrësit do të ketë 3 mandate më shumë, përkatësisht dy mandate më shumë në Qarkun e Tiranës dhe një mandat më shumë në Qarkun e Durrësit.

Këto mandate i janë hequr Qarkut të Beratit, Korçës dhe Kukësit, ku me ndarjen e re do të kenë nga një mandat deputeti më pak, pasi i kaluan Tiranës dhe Durrësit.

Por 2017-ta duket se do të jetë një periudhë debati në politikën shqiptare, pasi përgjatë këtij viti do të zhvillohen dy zgjedhje mjaft të rëndësishme, ato parlamentare dhe presidencialet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

"NDAL DHUNËS NË FAMILJE"/ Sot, ora 17:00, tek Medreseja

Sot Presidenti Nishani ka dekretuar datën e Zgjedhjeve Parlamenatre të 2017-ës. Në 18 qershorin e vitit të ardhshëm, shqiptarët do të votojnë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ku do të zgjedhin ligjvënësit e rinj. Presidenti Nishani shpalli sot dekretin në bazë të Kushtetuës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. […]