Ja disa prej kuptimeve të luleve

administrator
Read Time1 Minute, 43 Seconds

Në Mesjetë, në kulturën Perëndimore, luleve i atribuoheshin kuptime të ndryshme morale. Me kohën, kjo praktikë u përhap dhe vitet 800′ u panë me interes që lulet të kultivoheshin në masë, deri sa u bë një modë, mbi të gjitha për Parisin dhe Londrën. Në shekuj, interesi për lulet qëndroi një zgjedhje klasike për ti dhuruar një femre një buqetë me lule.

Kur dëshirojmë të dhurojmë një buqetë me lule, është mirë të bëjmë kujdes në kuptimin e tyre, për të evituar një figurë të keqe. Ja çfarë kuptimi kanë disa nga lulet:

Lule vjollca janë simbol i një kujtimi dashurie dhe duhen dhuruar vetëm në rrethana të përshtatshme.

Orkidea i përket sensualitetit dhe joshjes, konsiderohej një lule afrodiziake e përdorur në shekujt e kaluar për të përgatitur shurup dashurie ose pije që favorizonin fërtilitetin.

Zambaku është lulja orientale e pafajsisë, dhe e vitrytit femëror.

Jasemini, ku aroma e saj mbush të gjithë ambjentin, mbyll në vetvete gëzimin dhe dëshirën e dashurisë.

Lulet e kamomilit, të ngjashme me margaritat tregojnë qetësinë për të kaluar çastet e vështira dhe durim.

Kuptimi i tulipanit nuk është i njëjtë për të gjithë, në fakt Persianët e konsideronin simbol të dashurisë së përjetshme dhe dhuronin tufa me tulipane për të propozuar femrat që dashuronin. Tulipani i verdhë përfaqëson dashurinë.

Trëndafilat e kuq, janë lulet më të dhuruara në botë të cilat përfaqësojnë ndjenjën e dashurisë në çift. Në fakt, në çdo film, tregim apo legjendë buqeta me trëndafila të kuq nuk mund të mungonte. Aroma dhe ngjyra e kuqe e tyre kanë dhënë prej shekujsh ndjenjën e pasionit në të gjitha kulturat e botës.

Ndër shekuj kuptimi i luleve qëndroi i pandryshuar duke mbetur dhurata më e bukur për një femër, por në fakt sot, lulet mund të dhurohen në çdo moshë, madje edhe meshkujve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë tregojnë gjestet tona

Në Mesjetë, në kulturën Perëndimore, luleve i atribuoheshin kuptime të ndryshme morale. Me kohën, kjo praktikë u përhap dhe vitet 800′ u panë me interes që lulet të kultivoheshin në masë, deri sa u bë një modë, mbi të gjitha për Parisin dhe Londrën. Në shekuj, interesi për lulet qëndroi […]