Ja cili është vendi ku gratë jetojnë më shumë se 100 vjeç

administrator
Read Time54Seconds

Qeveria e Tokios bën me dije se numri i 100-vjeçarëve në Japoni është rritur me 6,7 % në krahasim me një vit më parë, duke arritur në 65 692 në vitin 2016, duke thyer rekordet për vitin e 46-të radhazi.Pra Japonia është vendi që ka numrin më të lartë të njerëzve me moshën mbi 100 vjeç për raport popullsie në planet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga numri total i 100-vjeçarëve, gratë përbëjnë pjesën dërrmuese prej 87,6 %. Faktor në rritjen e jetëgjatësisë në vendin aziatik mendohet të jetë rritja e përkujdesit shëndetësor dhe teknologjitë e zhvilluara mjekësore. Sidoqoftë kjo dukuri ka dhe aspektin e saj negativ që është barra demografike me të cilën përballet vendi, pasi rritja e jetëgjatësisë dhe ulja e numrit të lindjeve pritet ta çojë në 40% të popullsisë në vitin 2060.

Gruaja japoneze më e vjetër është 116-vjeçarja Nabi Tajima, e cila jeton në ishullin Kikai, ndërsa burri më i vjetër jeton në Tokio dhe është 112 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Disa prej qyteteve ku jetesa është shumë e vështirë

Qeveria e Tokios bën me dije se numri i 100-vjeçarëve në Japoni është rritur me 6,7 % në krahasim me një vit më parë, duke arritur në 65 692 në vitin 2016, duke thyer rekordet për vitin e 46-të radhazi.Pra Japonia është vendi që ka numrin më të lartë të […]