Ja cili është orari ideal për të postuar foto në Instagram

administrator
Read Time1 Minute, 26 Seconds

Rrjetet sociale tashmë janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, madje për disa është kthyer në varësi. Facebook, Twitter, Instagram dhe Snapchat janë katër aplikacionet të cilat nuk mungojnë në asnjë smartphone. Për disa kjo mund të duket jo normale, por për disa është kthyer në një model i përditshmërisë sonë.

Dhe kjo është normale, pasi nuk ka si të ndodhë ndryshe duke patur parasysh terrenin që kanë fituar dhe vazhdojnë të fitojnë rrjetet sociale në jetën tonë. Madje mund të themi që një ditë e kaluar pa postuar foto mund të duket si një ditë bosh në jetën e ndjekësve më besnikë. Kjo pasi ka mjaft përdorues të cilët nuk mund ta perceptojnë ditën e tyre pa `selfie`.

Kur flasim për fotot, gjëja e parë që na vjen në mendje është Instagrami. Rrjeti social në pronësi të kompanisë Facebook, i cili është bërë tashmë pjesë e jetës së gjithsecilit, pasi nuk ka një moment ku të mos hidhen foto. Por nëse pyesni veten se kur është momenti më i përshatshëm për të marrë më shumë like atëherë ne do t`ju ndihmojmë.

Nëse jeni të çmendur pas filtrave dhe doni të ndani çdo gjë me miqtë tuaj, këta janë oraret kur duhet të jeni më aktivë. Sipas një studimi të sitit HASH HOOPER, orari më i mirë për të publikuar foto gjatë javës është pasditja ku piku kap oraret 18.00-19.30 pasdite, kurse në fundjavë ora 11.00 nënkupton kulmin e pëlqimeve dhe komenteve.

Pra nëse doni me shumë like në fotot tua respektoni këto orare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Turqi, gjyqi i puçistëve të 15 korrikut

Rrjetet sociale tashmë janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, madje për disa është kthyer në varësi. Facebook, Twitter, Instagram dhe Snapchat janë katër aplikacionet të cilat nuk mungojnë në asnjë smartphone. Për disa kjo mund të duket jo normale, por për disa është kthyer në një model i […]