Ja cilët janë prindërit më të rinj në botë

administrator
Read Time2 Minutes, 26 Seconds

Dëgjojmë shpesh të thuhet që prindërimi është gjëja më e bukur që mund t`i ndodhë dikujt. Disa të tjerë thonë që prindërimi është bekimi më i madh për një familje. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që janë prindër, pasi vetëm ato mund ta dinë së çfarë ndjesie të fal prindërimi.

Por pavarësisht dëshirës së madhe që mund të ketë dikush të bëhet prind, apo edhe atyre që tashmë janë prindër kjo nuk është një gjë e thjeshtë, sepse mbi të gjitha prindërimi është një përgjegjësi e madhe. Kërkon shumë kohë, durim dhe përgjegjësi.

Por sot po dëgjojmë çudira nga më të ndryshmet. Po dëgjojmë se fëmijë në mosha të vogla po bëhen prindër. Sa e vërtetë është kjo? Çfarë ndodhë kur fëmija sjellë në jetë një fëmijë?

Më poshtë do ju prezantojmë më prindërit më të vegjël të cilët kanë sjellë në jetë një fëmijë.

1. April Webster dhe Nathan Fishbourne ishin vetëm 14-vjeç kur sollën në jetën djalin e tyre. Të afërmit i kishin përkrahur kur morën vendim të sjellin në jetë një fëmijë dhe ta rrisin atë si një familje e vërtetë.

2. Thuli Shaka ishte vetëm 10-vjeçe kur lindi fëmijën. Pasi solli në jetë fëmijën, ajo ishte zhvendosur në një qendër strehimore.

3. Jordan Williams dhe Tia John, ishin 14-vjeç kur u bënë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Gracie. Kur babai i Tias u shfaq në spital, të gjithë menduan se ai është babai i fëmijës.

4. Aleshia Gregson ishte bërë nënë në ditën që mbushi 12 vjet, kurse dy vite më vonë solli në jetë fëmijën e dytë. Kështu ajo u bë nëna e parë në Britaninë e Madhe e cila si 15-vjeçare kishte dy fëmijë. Ndërkaq, babai i fëmijëve nuk mbanë kontakt me Aleshian.

5. Kordeza Zhelyazkova nga Bullgaria, i kishte thënë të dashurit se ishte 15-vjeçe kur në fakt ajo ishte 11 vjeçe. Si 19-vjeçare ata u bënë prindër të vogëlushes Violet, ndërsa një vit më vonë u martuan.

6. Alfie Patten dhe Chantelle Stedman. Alfie ishte vetëm 13-vjeçe kur u bë baba i një fëmije që e kishte me të dashurën që asokohe ishte 15-vjeçe.

7. Rrëfimi i Tressa Middleton ka rrëqethur të gjithë. Vëllai i saj e kishte përdhunuar, dhe si 11-vjeçare kishte mbetur shtatzënë, kurse si 12-vjeçare solli në jetë fëmijën. Por ai fëmijë i është dhënë një familje tjetër, kurse prej atij momenti Tressa është bërë e varur nga droga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Nëse bëni këto, tregon se jeni inteligjent

Dëgjojmë shpesh të thuhet që prindërimi është gjëja më e bukur që mund t`i ndodhë dikujt. Disa të tjerë thonë që prindërimi është bekimi më i madh për një familje. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që janë prindër, pasi vetëm ato mund ta dinë së çfarë ndjesie të fal […]